Cerca

Vatican News
 Shenjtorët Shenjtorët 

Shenjtorët e Javës, sipas Kalendarit Kishtar

Shenjtorët e Javës, sipas Kalendarit Kishtar

R.SH. - Vatikan

Sot kremtuam të dielën kushtuar Krishtit, Mbret i gjithësisë, me të cilën përfundon Viti liturgjik, për të shpalosur para nesh ditë të reja e festa të reja, duke nisur nga e Diela e ardhshme, e para e Kohës së Ardhjes.

Po sot përkujtohen Shën Katerina e Aleksandrisë, virgjër e martire dhe Shenjtorët Luigji e Maria Beltrame Quttrocchi, bashkëshortë.

Nesër, e hënë, kalendari kremton festën liturgjike të Shën Siriçit Papë, Shën Leonardit nga Porto Mauricio, meshtar françeskan dhe të Shën Silvestrit abat, themelues i silvestrinëve.

Të martën përkujtohet shën Virgjili, ipeshkëv i Salcburgut.

Të mërkurën është festa e Shën Jakut të Markes, meshtar françeskan.

Faqja e kalendarit e së enjtes, shënon emrin e Saturninit martir

Të premten, festa liturgjike e Shëna Ndreut Apostull, që na kujton edhe fillimin e mirëfilltë të stinës së dimrit.

Të shtunën do të kremtohet festa e Shën Eligjit, ipeshkëv i Noyon, dhe e Shën Nahumit, profet

Arrijmë, kështu, tek e Diela, e para e Kohës së Ardhjes, që na prin drejt Krishltlindjes.

23 nëntor 2018, 18:45