Kërko

TOPSHOT-VATICAN-POPE-MASS-WAY OF THE CROSS TOPSHOT-VATICAN-POPE-MASS-WAY OF THE CROSS 

Më 7 nëntor kalendari përkujton shën Ernestin e Zvifalten, Abat

Dihet pak për veprimtarinë e Shenjtit si abat, më pak akoma për fundin e tij. Sipas gojëdhënës, ra në duart e saraçenëve e u martirizua mizorisht. Prej këndej, në manastirin e tij nderohet si martir.

R.SH. - Vatikan

Më 7 nëntor kalendari përkujton shën Ernestin e Zvifalten, Abat. Për jetën e Shën Ernestit kemi njoftime të pakta. Dihet se emri Ernes vjen nga gjermanishtja e do të thotë guximtar si shqiponjë. Dimë se në vitin 1140 ishte abat në manastirin e Zvifalten (Vurtemberg), themeluar në vitin 1089 nga kontët Kuno e Liutold von Aschalm.

Më sa duket këtë detyrë e kreu për një kohë të shkurtër, sepse në vitin 1146 dha dorëheqjen e u bashkua me ushtritë e kryqëzatës të organizuar nga Mbreti Konradi III. Dihet pak për veprimtarinë e Shenjtit si abat, më pak akoma për fundin e tij. Sipas gojëdhënës, ra në duart e saraçenëve e u martirizua mizorisht. Prej këndej, në manastirin e tij nderohet si martir.

Festa e Shën Ernestit kremtohet më 7 nëntor. Nganjëherë ngatërrohet me Shën Ernestin e Neremshaimit, i cili mori pjesë në kryqëzatën e parë. Në Kishën abaciale të Zvifalten e pikërisht mbi elterin e Shën Shtjefnit, ruhet edhe sot e kësaj dite një shtatore e shën Ernestit, të cilit i kushtohen edhe dy piktura.

07 nëntor 2018, 12:05