Cerca

Vatican News
Piktura e restauruar e Gjergj Kastriotit në Katedralen katolike Prizrenit Piktura e restauruar e Gjergj Kastriotit në Katedralen katolike Prizrenit  

Piktura e Gjergj Kastriotit në Katedralen katolike të Prizrenit u restaurua

Ipeshkvia e Kosovёs Prizren-Prishtinë, të martën, më 27 nëntor 2018, e përmbylli Vitin Jubilar tё 550-vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me një akademi solemne të paraqitjes sё pikturës së restauruar të Gjergj Kastriotit, e cila gjendet brenda Kishёs Katedrale ‘Zoja Ndihmëtare’ në Prizren.

R.SH. - Vatikan

Dioqeza e Kosovёs Prizren-Prishtinë, të martën, më 27 nëntor 2018, e përmbylli Vitin Jubilar tё 550-vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me një akademi solemne të paraqitjes sё pikturës së restauruar të Gjergj Kastriotit, e cila gjendet brenda Kishës Katedrale ‘Zoja Ndihmëtare’ në Prizren.

Akademia solemne u mbajt me një program të pasur kulturor dhe artistik, me pjesëmarrje të autoriteteve shtetërore, fetare, diplomatike dhe kulturore, si dhe të shumё besimtarëve e qytetarëve.

Kёshtu, Kisha Katolike nё Prizren dëshmoi se e ruan me shumё dashuri e krenari pikturën e çmueshme tё Gjergj Kastriotit, tashmë tё njohur nga shqiptarët brenda dhe jashtё vendit, duke ripohuar kёshtu edhe punën e kujdesin qё ka pasur nё shekuj pasur pёr mbrojtjen, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit tё popullit, si dhe orientimin e tij drejt qytetërimit evropian. Po t’i kthehemi ngjarjes sё përmendur e nga Prishtine tё ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

Piktura e restauruar e Gjergj Kastriotit në Katedralen katolike Prizrenit

Kisha katolike me xhelozi e ka ruajtur figuren e Gjergj Kastriotit

Ne prag te Festes se Flamurit ne Kishën katedrale “Zoja Ndihmëtare” në Prizren u organizua kremtimi solemn i Meshёs në shenjë nderimi të zbulimit të pikturës së restauruar, afreskun e figurës së Gjergj Kastriotit, tjetër moment ky i kremtimit të Vitit Mbarëkombëtar i Gjergjit tonë të madh, rreth  të cilit u bashkuan besimtarë e qytetarë të Prizrenit, autoritete shtetërore si kryeministri Haradinaj, autoritete tjera lokale, klerikë fetarё tё dyja besimeve, me prijësit e tyre imzot Dodë Gjergji e myftiu Naim Terrnava, pastaj imzot Rrok Gjonlleshaj arqipeshkёv i Tivarit, imzot Zef Gashi nё pension, motra rregulltare, meshtarë të tjerë dhe përfaqësues të KFOR,it.  

Me ketë rast, kryeministri Haradinaj tha se, ne radhë të parë si shqiptar, krenaria e memoria e tij, kthjellet dhe shkon në mijëvjeçar, duke vërtetuar se shqiptaret janë populli më i vjetër në kontinentin tonë, me vlerat më të shquara. “Jam i gëzuar që jemi bashkuar sot në 550 vjetorin e të pavdekshmit heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, jemi bashkuar edhe me një porosi, me anë të një pikture që i dedikohet atij dhe kështu e vërtetojmë se vlerat tona, jo vetëm te historisë, por edhe te artit do te mbijetojnë nder vite. Per çdo shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte heroi yne, eshte prijesi yne dhe do te mbetet pergjimone “ tha Haradinaj.

Dom Shan Zefi, kancelar i dioceses  Prizren Prishtine, fillimisht falenderoj qeverine, qe siç tha,  pa ndihmen e te ciles nuk do te mundesohej ky moment solemniteti. “Ky gezim na pershkon te gjitheve ne kete vit jubilar, ne 550 vjetorin e kalimit ne amshim te Gjergjit te Madh, pasi qe kompleksi i Kishes Katolike ne Prizren e ruan me dashuri te madhe pikturen e vlefshme tashme te njohur per shqiptaret brenda dhe jashte vendit, duke e ruajtur keshtu edhe djepin e civilizimit dhe kulturen shqiptare”, tha dom Shani.

Nderkaq kryetari i komunes se Prizrenit, Mytaher Haskuka, theksoi se figura madhore e Skenderbeut do te na frymezoje perhere, ngase ai ka qene luftetar dhe bashkues i shqiptareve, por dhe me boten. “Ne prag te Festes se Flamurit, vitit kushtuar Skenderbeut dhe festave te fundvitit, restaurimi i kesaj pikture eshte dhurata me e mire per qytetin tone”, tha Haskuka, duke pohuar se te gjithe banoret duhet te bejne perpjekje ne ruajtjen e vlerave te qytetit, sipas tij, te Prizrenit perbashkues.

Ministri i Kultures, Kujtim Gashi tha se kur po e shikojme portretin e Skenderbeut ne pikturen e restauruar, mund te konkludojme se ai ishte prodhimi me hyjnor i races shqiptare. Ishte shpate ne sherbim te atdheut, ishte shqiponje e Shqiperise, prandaj shekujt qe vijne e shkojne, Gjergj Kastriotit i sigurojne kuroren e luftetarit per liri universale dhe per vlerat e qyteterimeve me perparimtare te te gjitha epokave deri me sot. “Gjergj Kastrioti ishte dhe do te mbetet nje kryezot i pa perseritshem i lirise shqiptare, i cili i dha drite epokes se Rilindjes Evropiane, epokes e cila aq shume kishte nevoje per nje titan shqiptar”,  vleresoi ministri Gashi.  

Ne perfundim te kesaj ngjarje madheshtore, Ipeshkvi i dioceses Prizren Prishtine, imzot Dode Gjergji theksoi se Kisha Katolike e ka ruajtur me xhelozi ne gjirin e vet figuren e Gjergj Kastriotit, ne menyre qe,  mos te harrohet nga populli i vet dhe mos te pervetesohet nga te tjeret. “Gjergj Kastrioti Skenderbeu ka qene, eshte dhe do te mbetet ati i kombit tone”, tha Imzot Dode Gjergji, i cili me pas bashke me kancelarin dom Shan Zefin dhe kryeministrin Haradinaj e zbuluan pikturen e restauruar te Atletit te Krishtit dhe heroit tone kombetar, Gjergj Kastriotit.

Rabie Ibraj nga Prishtrina

29 nëntor 2018, 22:09