Kërko

Këshilli ndërfetar shqiptar merr çmimin De Mello Këshilli ndërfetar shqiptar merr çmimin De Mello 

Imzot Frendo: Ҫmimi De Mello vlerëson bashkëjetesën fetare në Shqipëri

Në Poloni, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë merr çmimin "De Mello", viziton Aushvicin dhe shenjtëroren e Mëshirës Hyjnore. Flet kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit.

R.SH. - Vatikan

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë nderohet me çmimin “De Mello – Për të Drejtat e Njeriut”, gjatë një ceremonie të ditëve të fundit, në Krakov të Polonisë. Ishte një vlerësim tjetër për bashkëjetesën fetare në Shqipëri, pas çmimit të dhënë nga Akademia “Bonifaci VIII”. Për këtë dhe për punën e Këshillit Ndërfetar, të dëgjojmë kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, në intervistën e Elidon Dodajt nga Tirana…

Dëgjo intervistën me imzot George Frendo...
29 tetor 2018, 14:07