Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018.09.05 Cattedrale di Prishtina Kosovo 2018.09.05 Cattedrale di Prishtina Kosovo 

Në festën e Shën Nënë Terezës, në Prishtinë, Vatikani e ngriti Kishën katolike të Kosovës në rangun e Dioqezës

Papa Françesku, njoftoi në Prishtinë Nunci Apostolik, delegat i Selisë së Shenjt për Kosovën, e ka ngritur Administraturën e deritanishme Apostolike të Prizrenit, në nivelin e Dioqezës, me emrin e ri, dioqezë Prizren-Prishtinë. Sipas Vjetarit Papnor, doqeza e Prizrenit ekziston që në shekullin X.

R.SH. - Vatikan

Në Prishtinë u kremtua dje, 5 shtator, solemnisht e me pjesëmarrje korale, festa e madhe liturgjike e Shën Nënë Terezës. Dy vjetori i kremtimit të Shenjtës shqiptare, Ganxhe Bojaxhiut, solli një dhuratë të veçantë Kishës katolike të Kosovës.

Papa Françesku, njoftoi gjatë kremtimit solemn të Eukaristisë, në Prishtinë, Nunci Apostolik, delegat i Selisë së Shenjt për Kosovën, e ka ngritur Administraturën e deritanishme Apostolike të Prizrenit, në nivelin e Dioqezës, me emrin e ri, dioqezë Prizren-Prishtinë.

Sipas Vjetarit Papnor, doqeza e Prizrenit ekziston që në shekullin X. Historia e kohëve të fundit shënon bashkimin e saj me dioqezën e Shkupit më 2 tetor 1969; ndarjen nga Shkupi duke kaluar si Administraturë Apostolike  më 24 maj 2000. Gjithësesi, sipas të dhënave historike, krishterimi në trevat e Kosovës (Dardanisë së lashtë) daton që në shekujt e parë.

Një vlerësim i veçantë ky që Papa e Selia e Shenjtë i bëjnë Kishës katolike në trevat e Kosovës, që datën qysh në shekullin e parë, e nga ku ka prejardhjen  edhe familje e Shën Nënë Terezës, familja Bojaxhiu Në kremtimin e festës së Shën Nënë Terezës morën pjesë besimtarë nga të gjitha komunitetet famullitare të vendit e shumë qytetarë tjerë si dhe personalitete nga shoqëria civile. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Në festën e Shën Nënë Terezës, në Prishtinë

Nunci Apostolik për Kosovën, Mons Julius Janoss, ne Festen e Madhe te Shën Nene Terezës, solli Lajmin e Gëzueshëm te Selisë se Shenjte dhe Papa Françeskut për Kishën Katolike dhe gjithë Kosovën e popullin e saj. Ai tha  se Ipeshkëvia e deritashme shndërrohet ne Dioqezën Prizren-Prishtine dhe imzot Dodë Gjergji do te jete ipeshkëv me te drejta te plota qe i përkasin një dioqeze.

Ky lajm i gëzueshëm u dha sot ne kishën katedrale “Shën Nene Tereza” ne Prishtine ne nje atmosfere madhështore, me prani te shume besimtareve e qytetareve te ardhur edhe nga vende tjera te Kosovës e me gjere, përfaqësues te bashkësive te ndryshme fetare, motra te nderit, deputete te Kuvendit te Kosovës e struktura tjera arsimore e kulturore te vendit.  

Nunci Apostolik, mons Juliuss Janoss,  ne bashkemeshim me imzot Dodë Gjergjin, imzot Rrok Gjonlleshajn, mons Lush Gjergjin dhe numër te madh meshtarësh e celebroi Meshën e kësaj feste te trefishte, 90 vjetorin e vendimit e te nisjes se Ganxhe Bojaxhiut, Nene Terezës  për jetën rregulltare e misionare ne Kalkute te Indisë, dy vjetorin e shenjtërimit te saj dhe një vjetorin e shugurimit te Shenjtërores dhe Katedrales Shën Nene Tereza ne Prishtine.

“Kam ndjenje te veçantë qe jemi përsëri bashke ne Prishtine, ne ketë Shenjtërore te mrekullueshme kushtuar Nenës tone, Shën Nene Terezës, qe e keni ndërtuar me bujaritë tuaja,  zemrat tuaja. Mbase nuk mund te ishte ndryshe pasi Shën Nene Tereza ka qene themeluese e Kongregatës “Misionaret e Dashurisë” ne Kalkute ne vitin 1950” tha ne fillim Nunci apostolik, duke vazhduar te flas për shembullin e shkrirjen e jetës se saj ne shërbim te Krishtit Zot dhe te varfërve e te sëmurëve, e ne dobi te paqes njerëzore ne bote. “Pese shtatori mbetet jo vetëm ne historinë e Kosovës, por te mbare botes, është Dita e Kanonizimit  te Nene Terezës.

Nena Terezë ka dëshmuar se Dashuria është e vështirë sikurse martirizimi sepse ndërtimi i dashurisë pa dallime  race, feje e ngjyre janë vepra te saj te krahasueshme me martirizimin” tha Nunci duke  përfunduar me citate te fjalimit te  Nene Terezës me rastin e marrjes se çmimit Nobel për Paqe, kritikat e saj drejtuar atij komiteti, lidhur me te drejtat e njeriut, abortin, drogën e te këqija tjera qe ndodhin ne boten njerëzore.  

Me pas shkëlqesia e tij, Imzot Dode Gjergji pasi falënderoi Nuncin Apostolik për pjesëmarrjen dhe predikimin e tij, kërkoi nga ai qe t’ia përcjell Papës gëzimin e Kosovës për dhuratën e Zotit qe na e ka dërguar nga Selia e Shenjte pikërisht sot ne festen e te Shenjtës tone. “Jemi shume te gëzuar për këtë dhurate te Zotit e te Papës, për lajmin se tash jemi Dioqeza Prizren Prishtine. Populli i Kosovës është falënderues dhe mirënjohës  Shën Palit qe e ka përhap lajmin e gëzueshëm  për krishterimin deri ne Ilirik, pastaj vuajtjeve shekullore te popullit tone, imzot  Pjeter Bogdanit, Nënës Terezë, e kështu me radhe qe mbajtëm gjalle fenë e te pareve tanë, brez pas brezi e deri ne ditët tona qe Kisha Katolike po lulëzon dite për dite ne vendin tone, ne Kosovën e sotme, e Dardaninë e dikurshme", tha imzot Dodë Gjergji. 

Pas Meshës ne ambientet e katedrales kane kremtuar te gjithë bashke për festen dhe lajmin e mire te ardhur nga Papa Françesku dhe Selia e Shenjte.

Nga Prishtina Rabie Ibraj

05 shtator 2018, 18:57