Versioni Beta

Cerca

Vatican News

Takimi i familjeve në Dublin. Tweet i Papës: familja është ikona e Zotit

Tweet i ri i Papës Françesku kushtuar familjes. “Familja#është ikona e Zotit - lexohet - besëlidhja e një burri me një grua krijon jetë e bashkim”. Ndërkaq në Irlandë atmosfera e pritjes arrin kulmin.

R. SH. - Vatikan

Tweet i ri i Papës Françesku kushtuar familjes. “Familja#është ikona e Zotit - lexohet - besëlidhja e një burri me një grua krijon jetë e bashkim”.  Ndërkaq në Irlandë atmosfera e pritjes arrin kulmin në takimin e Atit të ShenjtëBergolgio me familjet nga mbarë bota. Në Dublin,pra, do të jetë një takim i madh feje e urate rreth Papës. Familje katolike që transmetojnë fenë e tyre: familje normale, të të gjitha moshave e të të gjithë vendeve të botës, familje njerëzish që duhen mirë, që besojnë se Zoti u ka falë një dhuratë të madhe, atë të dashurisë besnike, të aftë për t’u dhuruar e për të dhuruar jetë, të aftë për mikpritje e solidaritet. Impenjohen, prandaj, ta mbrojnë dhe e lusin Zotin t’ua ruajë këtë thesar të paçmueshëm që është familja.

Në Dublin, një takim familjesh,  që i përfshin të gjithë

Shiu e dielli, që i zënë vendin njëri-tjetrit disa herë gjatë ditës, nuk i çkurajojnë aspak pjesëmarrësit në Takimin Botëror të Familjeve. Edhe pse organizatorët irlandezë  të ngjarjes së madhe, duke e ditur se moti këtu ndërron orë e çast,  menduan që më parë për këtë lojë të kohës, duke vënë një poncho apo mushama plastike në çantën e shtegtarit, dorëzuar të gjithëve. Royal Dublin Society, e njohur  me shkurtoren  RDS, duket këto ditë si të ishte një botë e vogël, me 35 mijë banorë, nga 116 Vende, ndërmjet të cilëve, më se 6 mijë të rinj. Të gjithë po marrin pjesë në diskutimet e panumërta e në tryezat e rrumbullkata, duke u ndaluar shpesh edhe për të vizituar stendat e shumta të pranishme.

Takim,  që  kënaq të mëdhenj e të vegjël

Është takim, që i kënaq pa masë edhe fëmijët: për ta janë krijuar hapësira e simbole të shumta. Pranë e pranë  zonës së kuvëndimeve, shtrihet një livadh i gjelbërt, ku familjet, prindër e fëmijë, mund të kalojnë pak kohë duke luajtur së bashku. E pas zonës së blertë, duket arena, me mijëra vende për t’u ulur mbi shkallaret e në hapësirën para një altari  të madh, ngritur enkas për këtë rast, që të kujton Amoris Laetitia dhe Familjen Shenjte të Nazaretit. Këtu çdo pasdite kremtohet Mesha me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve, që i bashkon gëzimi i Ungjillit.

24 gusht 2018, 11:26