Kërko

 Ipeshkvijtë irlandezë Ipeshkvijtë irlandezë 

Irlandë. Ipeshkvijtë: që sot nis procesi i heqjes dorë nga të gjitha landët djegëse fosile

Sot, në prag të vizitës së Papës Françesku në Irlandë, Konferenca ipeshkvnore irlandeze njoftoi se ka vendosur të heqë dorë nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile.

R. SH. - Vatikan

Sot, në prag të vizitës së Papës Françesku në Irlandë, Konferenca ipeshkvnore irlandeze njoftoi se ka vendosur të heqë dorë nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile. Ipeshkvijtë nënshkruan një dokument, përmes të cilit angazhohen ta nisin që sot procesin e heqjes dorë nga këto lëndë. “Në këtë mënyrë - shkruan në një note William Crean - i përgjigjemi drejtpërdrejt thirrjes që bëri Papa Françesku në Letrën e tij enciklike të 2015-tës “Lëvduar qofsh”, për të hequr dorë pa asnjë vonesë nga lëndët djegëse fosile. Një numër gjithnjë në rritje organizatash katolike po ecin në të njëjtin drejtim. Ndërmjet tyre, Caritas Internatinalis, bankat katolike, dhjetra urdhëra rregulltare e lëvizje laike. 95 organizata katolike, duke përfshirë gjashtë Kongregata rregulltare irlandeze, u angazhuan ta vënë në jetë nismën që sot.

24 gusht 2018, 12:05