Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018-01-31 interno abbazia vetrate 2018-01-31 interno abbazia vetrate 

Shenjtorët e javës 26 gusht – 2 shtator

Ne ndoshta nuk do të na kërkohet të martirizohemi si Shën Gjon Pagёzuesi e martirёt tjerё, por Jezusi na kërkon të jemi besnikë në çdo hap, ditë për ditë, në dëshmimin e dashurisë së Tij, duke ua kumtuar Jezusin miqve, kudo e kurdoherë, që të njihet gjithnjë më shumë në të gjithë botën

R. SH. - Vatikan

E diel më 26 gusht, Kisha katolike do të kremton të Dielën e 21-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 26 gusht, kalendari përkujton Shën  Anastazin, Shën Eleuterin e Shën Melkizedekun.

Të hёnёn më 27 gusht, kalendari përkujton Shën Morniken, nënën e Shën Agostinit, të Lumen Angjela nga Foligno.

Tё martën mё 28 gusht, kalendari përkujton Shёn Agostinin, njeri i shqetë, në kërkim të së vërtetës, filozof e pastaj ipeshkëv i Iponës. Jeta e vepra e tij na mësojnë se Zoti është përgjigja e vetme e shqetësimeve tona.

Tё mërkurën mё 29 gusht, kalendari kishtar kremton Martirizimin e Shën Gjon Pagëzuesit, i cili e vulosi misionin e tij me martirizim. Martirizimi i shën Gjonit, pararëndësit të Jezu Krishtit, tek populli shqiptar njihet si festa e shën Gjonit Kryepre.

Herodi Antipa, pasi e burgosi Gjonin në fortesën e Makerontes, në Lindje të Detit të vdekur, në Jordaninë e sotme, ia preu kokën në atmosferën e një feste të shthurur në pallatin e tij. Shën Gjon Pagëzuesi u martirizua sepse pati ngritur zërin e gishtin kundër Herodiadës, kunatës së Herodit, që bashkëjetonte me të. E ishte pikërisht ajo që, duke shfrytëzuar bukurinë e së bijës, Salomesë, i kërkoi Herodit kokën e kundërshtarit, duke menduar se kështu do t’ia mbyllte gojën përgjithmonë.

Tё enjten mё 30 gusht, kalendari pёrkujton shën Feliçin (Gëzimin), meshtar e shën Adautin, martirë; shën Pamakun, senator romak e shën Margariten Ward.     

Të premten mё 31 gusht, kalendari përkujtohen, shën Jozefin e Arimatesë dhe Nikodemin, dishepuj të Krishtit, shën Rajmondin Nonato, kardinal mercedar si dhe tё Lumin Alfredo Ildefonso Shuster, kardinal, kryeipeshkëv i Milanos.

Po kujtojme se e premtja e ardhshme është e premtja e parë e mujit, që besimtarët e krishtërë ia kushtojnë në mënyrë të posaçme adhurimit të Zemrës së Krishtit.     

Tё shtunёn mё 1 shtator, kalendari pёrkujton shën Egjidin abat, shën Viktorin; shën Sikstin, shën Jozuhen.

Kёtё ditё, kremtohet Dita e 31-tё Botёrore e Lutjes pёr ruajtjen e Krijimit e cila, që prej katёr vjetësh, kremtohet më 1 shtator. E fuqishme, thirrja, drejtuar posaçërisht atyre, që kryejnë detyra me rëndësi, për përgjegjësi të përbashkët përballë krizës ekologjike.     

Të dielёn e ardhshme, më 2 shtator, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielёn XXII gjatё vitit liturgjik, e gjithnjё mё 2 shtator, kalendari përkujton shën Zenonin, martir i Nikomedisë dhe shën Albertin e Vitit.

26 gusht 2018, 13:21