Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018.08.20 Madre Teresa di Calcutta 2018.08.20 Madre Teresa di Calcutta 

Shёn Nënë Tereza: ëmbëlsia e dashurisë së Zotit

Shёn Nënë Tereza: Dua t’ju bëj ta kuptoni ëmbëlsinë e dashurisë së Zotit… O Zot i gëzimit, që ke sjellë kaq hare në jetën time, të falenderoj me buzqeshje, kur shoh pasurinë e bekimeve të tua!

R.SH - Vatikan

Në shoqërinë e Shёn Nënë Terezës, Ganxhe Bojaxhiut, drejt kremtimit tё festёs sё saj liturgjike, mё 5 shtator, e cila na bën të reflektojmë për ëmbëlsinë e dashurisë së Zotit:

“Dua t’ju bëj ta kuptoni ëmbëlsinë e dashurisë së Zotit:

Të kam thirrur me emër.

Ti je imi.

Uji i tundimit nuk do të të mbysë.

Flaka e mëkatit nuk do të të djegë.

E kam skalitur emrin tënd në pëllëmbë të dorës.

Ti je i çmuar për mua.

Unë të dua.

Ruajeni gëzimin që sjell dashuria për Zotin, dashuria për Jezusin, në zemrat tuaja e çojani këtë gëzim kujtdo që takoni nё jetё”. (nga Isaia 43)

Falenderimi për buzëqeshjen

O Zot i gëzimit,

që ke sjellë kaq hare në jetën time,

të falenderoj me buzqeshje

kur shoh pasurinë

e bekimeve të tua.

 

Sytë më qeshin

kur shoh se u japin për të ngrënë

fëmijëve, që vuajnë nga uria.

E hapet buzagaz goja ime

kur shoh njerëz

që i përgjigjen thirrjes tënde.

 

O Zot,

ma hap gojën e ma mbush me buzëqeshje.

E ne do ta njohim gëzimin tënd

e do të qeshim, duke të kënduar lavde.

 

Faleminderit për çdo buzëqeshje.

Faleminderit, o Zot!

Nënë Tereza e Kalkutës

28 gusht 2018, 19:35