Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Canonizzazione Madre Teresa Canonizzazione Madre Teresa 

Shën Nënë Terezë: “Hapna sytë tanë, o Zot!”

Gjithë jeta dhe vepra e Shën Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin.

R.SH. - Vatikan

Duke iu afruar ditëlindjes së Shën Nënë Terezës, më 26 gusht, pastaj festës liturgjike kishtare, më 5 shtator, që përkon edhe me përvjetorin e kalimit të saj në amshim, kemi zgjedhur një lutje të Nënë Terezës drejtuar Zotit, që të na ndihmojë ta duam njëri-tjetrin kurdoherë: ‘Hapna sytë tanë, o Zot!”

O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty
në vëllezërit e motrat tona.
Hapna veshët tanë, që t’i dëgjojmë thirrjet
e atij që ka uri, që ka të ftohtë e frikë,
të atij që është i shtypur dhe i përbuzur.
Hapna zemrën tonë, o Zot, që të mund të mësojmë
ta duam njëri-tjetrin
ashtu si na do Ti.
Përtërije vazhdimisht në ne, Shpirtin tënd, o Zot,
që të jemi të lirë e të bashkuar në emrin Tënd të shenjtë. Amen!

20 gusht 2018, 16:50