Kërko

Santa Madre Teresa Santa Madre Teresa  (© Vatican Media)

Shën Nënë Tereza: Jezusi për mua është njeriu që duhet dashur!

Për mua Jezusi është Zoti im. Rruga, që duhet përshkuar. Drita, që duhet ndezur. I Urituri, që duhet ushqyer. I Zhveshuri, që duhet veshur. I Pastrehu, që duhet mirëpritur. I Sëmuri, që duhet shëruar. I Braktisuri, që duhet dashur. I Gërbuluri, të cilit i duhen larë plagët. Lypësi, të cilit i duhet dhuruar një buzëqeshje. Dashuria, që duhet dashur.

R.SH. - Vatikan

Më 26 gusht bie përvjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës, e Shenjtës shqiptare, që i mësoi botës ç’do të thotë t’u bësh mirë e t’i duash si Krishtin më të varfrit e shoqërisë, ata që s’kanë asgjë mbas shpirtit. Pse e bënte këtë? Duke iu afruar ditëlindjes së Ganxhe Bojaxhiut, me anë të fjalëve të saj, përpiqemi të marrim një përgjigje. Po ç’ishte Krishti për Nënë Terezën:

“Ja çfarë është Jezusi për mua:

Fjala e bërë njeri.

Buka e jetës.

Viktima e flijuar mbi kryq për mëkatet tona.

Flija e ofruar në meshë për mëkatet e mia e të botës.

Fjala, që duhet kumtuar.

E vërteta, që duhet shpallur.

Rruga, që duhet përshkuar.

Drita, që duhet ndezur.

Jeta, që duhet jetuar.

Dashuria, që duhet dashur.

Gëzimi, që duhet ndarë.

Flija, që duhet ofruar.

Paqja, që duhet dhuruar.

Buka e jetës, që duhet ngrënë.

I Urituri, që duhet ushqyer.

I Eturi, që duhet t’i japim ujë.

I Zhveshuri, që duhet veshur.

I Pastrehu, që duhet mirëpritur.

I Sëmuri, që duhet shëruar.

I Braktisuri, që duhet dashur.

I Padëshiruari, që duhet ta ndjejë se e duam.

I Gërbuluri, të cilit i duhen larë plagët.

Lypësi, të cilit i duhet dhuruar një buzëqeshje.

I Dehuri, që duhet dëgjuar.

I Sëmuri mendor, që duhet mbrojtur.

I Vogli, që duhet përqafuar.

I Verbëri, që duhet udhëhequr.

I Pagoji, në vend të të cilit duhet folur.

I Çali, me të cilin duhet ecur.

I Droguari, me të cilin duhet lidhur miqësi.

Prostituta, që duhet larguar nga rreziku e duhet parë me miqësi.

I Burgosuri, që duhet vizituar.

I Moshuari, që duhet shërbyer.

 

 

Për mua

Jezusi është Zoti im.

Jezusi është dhëndërri im.

Jezusi është jeta ime.

Jezusi është dashuria ime e vetme.

Jezusi është gjithçka imja në gjithçka.

Jezusi është gjithçka për mua”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani)

12 gusht 2018, 12:19