Kërko

Fretërit kapuçinë mblidhen në Kapitullin e përgjithshëm në Romë Fretërit kapuçinë mblidhen në Kapitullin e përgjithshëm në Romë 

Në Romë, Kapitulli i përgjithshëm i fretërve të vegjël kapuçinë

188 fretër të vegjël kapuçinë kanë ardhur në Romë nga vende të ndryshme të botës për të marrë pjesë në Kapitullin e 85-të të përgjithshëm të tyre, që u hap sot.

R.SH. - Vatikan

“Mësoni nga unë… e do të gjeni”: kjo është tema e Kapitullit të 85-të të përgjithshëm të fretërve të vegjël kapuçinë, që do të mbahet prej sot e deri më 16 shtator, në Kolegjin ndërkombëtar të Shën Lorencit nga Brindizi, në Romë. Në takim marrin pjesë këshilltarët e përgjithshëm, eprorët provincialë, prokurori i përgjithshëm dhe eprori Mauro Johri, si edhe vikari i përgjithshëm, Clayton Fernandes.

“Debat i hapur, i qetë dhe i apasionuar”

         Tema e këtij viti – shpjegon eprori i përgjithshëm i fretërve të vegjël kapuçinë, fra Mauro – është ‘ratio formationis’, pra, si të integrojmë të tjerët në jetën tonë. Është e rëndësishme që fretërit e ardhur nga e gjithë bota të përqendrohen mbi këtë argument e të respektojnë karizmën dhe kulturën e të tjerëve. Shpresoj që kapitulli të karakterizohet nga një debat i gjatë dhe i hapur, i qetë dhe i apasionuar njëkohësisht, mbi këtë argument, që na prek drejtpërdrejt sot e do të përcaktojë edhe të ardhmen e urdhërit”.

Risimi i grupit drejtues

         “Objektivi i këtij Kapitulli të 85-të – vazhdon fra Mauro – është të risojë grupin drejtues. Duhet të zgjedhim eprorin e ri e të rinovojmë së paku, gjysmën e këshilltarëve. Pastaj, duhet të zgjidhim disa çështje juridike”. Duke reflektuar mbi misionin e fretërve kapuçinë në botë, fra Mauro shpjegon: “duhet të mbajmë gjallë shpirtin e Shën Françeskut, përmes dëshmisë për popullin e për njerëzit, duke gjetur një formë për të alternuar çastet e tërheqjes me jetën në mesin e njerëzve”. Pra, shërbim e lutje.

Ngjarje ndërkombëtare

         Të ndryshme, faqet e internetit, që do të japin mundësi për pjesëmarrje në Kapitull, pavarësisht nga distanca. Gjatë takimit romak të kapuçinëve, të gjitha lajmet do të publikohen çdo ditë, në 7 gjuhë, në faqen e internetit të Kapitullit dhe në atë të Urdhërit “ofmcap.org”. Ҫdo ditë, një video do të tregojë veprimtaritë e Kapitullit në kanalin Youtube. Fotografitë do të publikohen në platformat Flickr dhe Google Plus. Përsa u përket rrjeteve shoqërore, do të jenë aktive faqe në Instagram, Twitter dhe Facebook.

27 gusht 2018, 12:55