Cerca

Vatican News
Papa Françesku gjatë udhëtimit apostolik në Korenë e Jugut, 2014 Papa Françesku gjatë udhëtimit apostolik në Korenë e Jugut, 2014 

Dita e lutjes për paqen dhe bashkimin e gadishullit korean

Si çdo vit, në të dielën para 15 gushtit, Këshilli Ekumenik i Kishave (WCC) organizoi sot Ditën e lutjes për paqen dhe bashkimin e gadishullit korean.

R.SH. - Vatikan

Kjo ditë, menduar në kuadrin e një shtegtimi për drejtësinë e paqen, kremtohet në afërsi të 15 gushtit, pasi kjo datë lidhet me çlirimin e Koresë nga kolonializmi japonez, në vitin 1945, por edhe me ndarjen e gadishullit në dy shtete: Korenë e Jugut (demokratike) dhe Korenë e Veriut (komuniste). Në lutjen e sotme morën pjesë Bashkimi Botëror i Kishave të reformuara dhe Aleanca Ungjillore Botërore.

Jo më larg se nesër, do të kujtohet 4-vjetori i udhëtimit apostolik të Papës Françesku në Korenë e Jugut, për Ditën VI të Rinisë Aziatike. Sapo shkeli në Seul - kryeqyteti koreanojugor – Ati i Shenjtë foli për pajtim. “Koreja – tha në Pallatin presidencial – nuk duhet të shkurajohet së ndjekuri paqen, bashkimin e drejtësinë. E të shembë murin e urrejtjes e të mosbesimit, duke promovuar një kulturë pajtimi e solidariteti”.

12 gusht 2018, 10:08