Cerca

Vatican News
 Manifesti i DBR të Panamasë Manifesti i DBR të Panamasë 

Ambasadorë të DBR-së

Do të jenë ambasadorë të DBR-së së Panamasë në mbarë botën: 104 të rinj panamezë, falë bursave të posaçme, studiuan këto muaj në Institutin për formimin dhe shfrytëzimin e burimeve njerëzore(Ifarhu) e tani po nisen për në vende të ndryshme.

R. SH - Vatikan

Do të jenë ambasadorë të DBR-së së Panamasë në mbarë botën: 104 të rinj panamezë, falë bursave të posaçme, studiuan këto muaj në Institutin për formimin dhe shfrytëzimin e burimeve njerëzore(Ifarhu) e tani po nisen për në vende të ndryshme, ku do të jenë ambasadorë për të motivuar pjesëmarrjen në DBR-në e Panamasë. Pasi të rikthehen në vend, do të marrin pjesë në ngjarjen e madhe rinore, si vullnetarë. Gjatë një takimi të kohëve të fundit, kryeipeshkvi i Panamasë, imzot José Domingo Ulloa Mendieta, u tha “ambasadorëve të takimit rinor”: “Ju jeni shenjë, që tregon se kur synojmë majat, po të  përpiqemi me gjitha forcat, mund edhe t’i arrijmë”. E keni për detyrë, kur të ktheheni,  t’ua sillni edhe të tjerëve përvojën tuaj, në mënyrë që edhe të rinjtë e tjerë të mund të fitojnë përvoja të reja, të mësojnë gjuhë të reja  e ta pasurojnë, kështu, jetën e vendit”.

Ndërmjet lëndëve të tjera, të rinjtë pjesëmarrës janë specializuar në gjuhë të ndryshme, si anglishtja, frëngjishtja, italishtja, gjermanishtja, polonishtja portugalishtja e madje edhe gjuha mandarine, një variant i kinezçes. Mund t’i flasin, pra, gjithë botës, me gjuhën e saj! Përvojë e madhe kjo, për të rinjtë, që duan të bëhen ambasadorë të rinisë botërore! Ta kuptojnë gjithë botën, e edhe t’i kuptojë!

10 gusht 2018, 13:57