Versioni Beta

Cerca

Vatican News
 Vendoset Kryqi i Lumnueshëm në fasadën e Sagrada Familia Vendoset Kryqi i Lumnueshëm në fasadën e Sagrada Familia 

Spanjë. Vendoset Kryqi i Lumnueshëm në fasadën e Sagrada Familia

Vijojnë punimet në Bazilikën e Sagrada Familia, projektuar, në Barcelonë, nga Antonio Gaudì, në fund të shekullit XIX.

R. SH. - Vatikan

Të hënën e kaluar, mbi fasadën, instalimi shumë i ndërlikuar i Kryqit të Lumnueshëm. Ishte parashikuar që në projektin origjinal të arkitektit katalan, për të cilin vijon çështja e lumnimit.

Një tjetër hap për përkryerjen e mëtejshme të tempullit madhështor kushtuar Sagrada Familia-s, realizuar pjesërisht nga Antonio Gaudì, në Barcelonë: u ngrit, më 2 korrik, Kryqi i Madh i Lumnueshëm, në përkim me Portikun, kushtuar Mundimeve të Krishtit, pjesë e projektit fillestar të arkitektit të madh katalanas, datuar 1892.

Kryqi monumental, simbol i dashurisë së krishterë

Kryqi i Lumnueshëm është shndërrim i simbolit të kryqit “nga mjet torture” - shpjegon arkitekti i sotëm i kantierit të Sagrada Familia, Xisco Llabrés - në mjet  dashurie e dhembshurie”. Është, prandaj, simbol i Krishtit të ngjallur, i fitores së Tij mbi vdekjen: monumental në pamje, me 7.5 metrat e gjatësisë së tij, 4,25 të gjërësisë e 18 tonelatat e peshës, sajohet nga tetë blloqe graniti, ardhur nga zona franceze e Tarn, lidhur ndërmjet tyre me mëgojza çeliku.

Sfidë, lartimi i Kryqit

Ishte sfidë e vërtetë, të hënën e kaluar, lartimi i kryqit të gjatë 30 metra, gjë që u bë e mundur përmes përdorimit të një vinçi, për funksionimin e të cilit u bllokua për një orë trafiku rrugor ndërmjte Calle Provenza e Mallorca. Si  i gjithë tempulli i Sagrada Familia, edhe ndërtimi i Kryqit të Lumnueshëm u bazua mbi  studimin e natyrës dhe të llogarive të hollësishme gjeometrike, që garantojnë qëndrueshmërinë dhe sigurinë, në rast kushtesh të këqija atmosferike ose fatkeqësish natyrore, si tërmetet.

Të hënën do të vendosen edhe engjëjt adhurues

Mëngjesin e së hënës së ardhshme, më 9 korrik, tek këmbët e kryqit do të vendosen edhe tre engjëjt adhurues realizuar me travertin romak, vepër e skulptorit Lau Feliu, parashikuar në bocetet e Gaudì në një skemë që, duke kryqëzuar vijat  e pjerrta dhe vertikale, ka ritmin lartues drejt Shtatores të Krishtit të Ngjallur. Vendosja e tri shtatoreve do të bëhet brenda kishës.

Punimet në vijim, me ritmin e donacioneve

Kantieri i Sagrada Familia mbetet i hapur: ngritur në rang bazilike më 7 nëntor 2010, nga Benedikti XVI gjatë aktit të kushtimit, mendohet se do të mund të përfundojë rreth vitit 2026, 134 vjet pas vendosjes së gurit të parë, kur të plotësohen edhe 19 kulla. Gjithsesi ritmi i ndërtimit lidhet ngushtë me donacionet që, sipas dëshirës së Gaudì, duhet  të jenë i vetmi kontribut për realizimin e plotë të projektit. Nga ana tjetër, kujt i kërkonte arsyen për kohët kaq të gjata të realizimit të Bazilikës, arkitekti katalan, që shkriu aty 43 vjet nga jeta, me besim se do të mund ta shikonte të kryer punën e tij, i përgjigjej, me besim të plotë në Provaninë Hyjnore: “Porositësi im nuk ka ngut”.

 

 

05 korrik 2018, 17:38