Versioni Beta

Cerca

Vatican News
 Kongresi  Misionar  Amerikan,  CAM Kongresi Misionar Amerikan, CAM 

Kardinali Filoni: vepra misionare nuk është filantropi, por kumtim e dëshmi

Filluan dje punimet e Kongresit Misionar Amerikan me Meshën, kryesuar nga i dërguari i posaçëm i Papës, kardinali Fernando Filoni, që kujtoi se vepra misionare është, para së gjithash, bekim e ka shumë rëndësi që të jetë e besueshme.

R. SH. - Vatikan

“Veprimtaria misionare nuk është filantropi, as nuk lind nga veprat tona vullnetmira, por, para së gjithash, është bekim për të gjithë ata, të cilëve u kumtohet Ungjilli”. Këtë theksoi kardinali Fernando Filoni, që kremtoi, dje pasdite, Meshën e fillimit të Kongresit V Misionar Amerikan, i quajtur CAM5, në Santa Cruz de la Serra, në Bolivi.

Kumtim e dëshmi

Por, “ç’është vepra misionare?”. Nga kjo pyetje u nis homelia e kardinalit Filoni. Përgjigjja është se para së gjithash, “zemra e saj është Jezusi”, e prej këndej, edhe është bekim. Konkretisht misionari impenjohet në dy fusha themelore. E para është kumtimi i Jezusit, i ngarkimit të Tij me  mëkatet tona, pra i faljes. E dyta, dëshmia, për të cilën është themelore të jesh i besueshëm. E misionari bëhet i besueshëm kur e jeton, atë që kumton.

Bekimi i Zotit

Historia paradigmatike është ajo e Abrahamit: Zoti merr nismën dhe e kërkon bashkëpunimin e njeriut. Projekt që mbart mbi vete bekimin e Tij. E të kërkosh bekimin, si djali nga prindërit kur del nga shtëpia, është gjest biblik, që i shkon për shtat - vërejti Kardinali - fillimit  të çdo nisme, si Cam 5. Ngjarje domethënëse, ashtu si numrat. Në të marrin pjesë 2.500 delegatë e misionarë, të cilët këto ditë po dëgjojnë dëshmitë e po marrin pjesë në diskutime e në punime me grupe. Do të ketë edhe çaste lutjeje. Në qendër të gjithave, tema: “Amerika në mision. Ungjilli është gëzim”.

Dita përfundimtare do të jetë ajo e së shtunës: parashikohet kremtimi i Ditës misionare në famullitë dhe Mesha e nisjes së misionarëve.  

 

11 korrik 2018, 14:16