Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018-02-06 cattolici santi Chiesa 2018-02-06 cattolici santi Chiesa 

Shenjtorët e javës 10 – 17 qershor

E diel 10 qershor, Kisha katolike kremton të Dielën e 10-të gjatë vitit liturgjik, gjithnjë më 10 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Landerikun e shën Cenzurin.

R. SH: - Vatikan

E diel 10 qershor, Kisha katolike kremton të Dielën e 10-të gjatë vitit liturgjik, gjithnjë më 10 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Landerikun e shën Cenzurin. Këtë të diele, Marku ungjilltar na paraqet Jezusin në qendër të një lëvizje marramendëse njerëzish. Turma, familjarët e tij nga Nazareti, skribët e farisenjtë, dhe dymbëdhjetë apostuj, që ishin mbledhur plot e përplot rreth tij.  Persona të fascinuar nga ai, që donin të kuptonin se kush është më të vërtet Jezusi.

Të hënën më 11 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Barnabën, apostull, e shën Paolen Frassinetti, themeluesen e Motrave të Shën Dorotesë.

Të martën më 12 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Onufrin e shën Gaspër Bertoni-n.

Të mërkurën më 13 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Antonin e Padovës, që tek shqiptarët njihet edhe emrin shëna Ndou i Padovës, meshtar e doktor i Kishës, një shenjt universal.  Kështu më 13 qershor, në të gjitha vendet antoniane: nga Portugalia, në Padovë, e në trevat shqiptare: në Laç të Sebastes, në Gjakovë, Tuz, Gusi, Binçë, Gllogjan dhe Braticë, do të nderohet Shëna Ndou i Padovës, françeskan e doktor i Kishës.

Jeta e tij na kujton se për të qenë i krishterë i vërtetë, nuk mjafton t’i pranosh urdhërimet e Tënzot; duhet t’i jetosh ditë për ditë, i frymëzuar nga Shpirti i jetës. Devocioni ndaj këtij shenjti të madh është i shtrirë jo vetëm në Kishën katolike por edhe më gjerë. Shën Antoni ka zgjuar interesim përpos tek katolikët edhe ndër ortodoks, budistë e mysliman. Me plotë të drejtë quhet shenjt universal – shenjti i botës. Ishte njeri i palodhshëm në vreshtin e Zotit. Jeta e tij ishte shërbim ndaj vëllait njeri pa dallim, prandaj ishte i pranuar dhe i dashur nga të gjithë.

Të enjten më 14 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Elizeun, shën Valerin e Rufinin.

Të premten më 15 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Amosi-n.

Të shtunën më 16 qershor, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Kuirikun e Juditën, shën Aurelianin.

Të dielën e ardhsme më 17 qershor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 11-të gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 11 kalendari kishtar përkujton shën Ranierin, shën Nikadro-n e Marçano-n.

10 qershor 2018, 13:19