Kërko

Caritas Albania Caritas Albania 

Karitasi Shqiptar: në mbrojtje e ndihmë të të gjithë njerëzve në nevojë

Misioni i Caritas-it Shqiptar “është të mbrojë, të ndihmojë dhe të promovojë të gjithë njerëzit në nevojë përmes aktiviteteve sociale, reintegruese, shëndetësore, humanitare dhe edukative. Caritas-i Shqiptar denoncon se “sfida është e madhe dhe e ardhmja mbetet e pasigurt, për shkak të fluksit të refugjatëve që hyjnë në vend".

R. SH. - Vatikan

Sot me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Misioni i Caritas-it Shqiptar pohon se “është të mbrojë, të ndihmojë dhe të promovojë të gjithë njerëzit  në nevojë përmes aktiviteteve sociale, reintegruese, shëndetësore, humanitare dhe edukative”. Kështu pohon Drejtori i Caritas-it Shqiptar, rregulltari italian Atë Antonio Leuci, në letrën shpallur sot me titull “Të duash Zotin në vëllezërit dhe të duam vëllezërit në Zotin”.

Gjithashtu “Caritas-i Shqiptar është i angazhuar për të ndihmuar të gjithë migrantët dhe refugjatët që po hyjnë në Shqipëri”, por edhe denoncon se “sfida është e madhe dhe e ardhmja mbetet e pasigurt, për shkak të fluksit të refugjatëve që hyjnë në vend, presionit nga Greqia dhe lëvizjes së pakontrolluar të refugjatëve brenda dhe jashtë vendit”.

Duke folur për veprimtarinë e Kariastit, shprehje e bamirësisë së Kishës Katolike në Shqipëri ndaj nevojtarëve, drejtori atë Leuci kujton se “Karitasi Shqiptar po punon në Gjirokastër, Bilisht, Kukës, Shkodër e Tiranë për t’i mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e refugjateve si dhe për siguruar të gjitha nevojat e ndihmat humanitare”. . Ja letra e drejtorit te Karitasit Shqiptar:

"Të duash Zotin në vëllezërit dhe të duam vëllezërit në Zotin".

Për ne të krishterët, dashuria për të afërmin lind nga dashuria për Zotin dhe kjo është shprehje shume e  qartë e dashurisë. Është një dashuri e ndërsjelltë, një dashuri që del nga komuniteti i mbyllur dhe përhapet e zgjerohet në botë, bëhet e frytshme: shtyn drejt një nisjeje "që të shkojmë e të japim fryte". Dashuria e Jezusit, model i dashurisë njerëzore, është një dashuri miqësie,  një marrëdhënie besimi ndërmjet njerëzve, një dialog.

Sot, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve dhe Fushatës globale, që Ati i Shenjtë Papa Françesku në bashkëpunim me Caritas Internacionalis ka propozuar, na kërkon “të Bashkëndajmë rrugëtimin” e t’i presim krahëhapur. Sot ne duhet të kujtojmë se fenomeni i migrimit nuk është i huaj për historinë e shpëtimit, por një pjesë e asaj historie, sepse një nga urdhërimet e Zotit na kujton:  "Duaje të huajin, sepse ti ishe i huaj në tokën e Egjiptit" .

Misioni i Caritas-it Shqiptar është të mbrojë, të ndihmojë dhe të promovojë të gjithë njerëzit  në nevojë përmes aktiviteteve sociale, reintegruese, shëndetësore, humanitare dhe edukative, gjithashtu jemi të angazhuar për të ndihmuar të gjithë migrantët dhe refugjatët që po hyjnë në vend tonë. Megjithatë, sfida është e madhe dhe e ardhmja mbetet e pasigurt, për shkak të fluksit të refugjatëve që hyjnë në vend, presionit nga Greqia dhe lëvizjes së pakontrolluar të refugjatëve brenda dhe jashtë vendit.

Shqetësimi ynë kryesor është që, pavarësisht nga ndryshimet politike, migrantët dhe refugjatët janë qenie njerëzore që gëzojnë të njëjtat të drejta si të gjithë ne dhe për këtë duhet të trajtohen me dinjitet dhe të mos jenë të nënçmuar ose të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve.

Në lidhje me angazhimin për të ndihmuar dhe mbështetur migrantët dhe refugjatët, Caritas-i Shqiptar do të vazhdojë udhëtimin që filloi dy vjet më parë: "për të ndihmuar dhe mbështetur migrantët dhe refugjatet që hyjnë në vend dhe për t'u siguruar që ata të trajtohen me dinjitet gjatë qëndrimit në vend "

Stafi i Caritas-it Shqiptar  po punon në Gjirokastër, Bilisht, Kukës, Shkodër dhe Tiranë për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e refugjateve dhe për siguruar  të gjitha nevojat dhe ndihmat humanitare.  Në vëmendje të veçantë, ne punën tonë, është identifikimi i të miturve të pashoqëruar, i grave të dhunuara dhe trafikuara dhe mbështetja  e tyre për të rikuperuar gjendjen e mëparshme fizike dhe psikologjike.

Dëshiroj të përmend që puna jonë bazohet në katër shtyllat që Papa Françesku sugjeroi për t'iu përgjigjur krizës së migrantëve dhe refugjatëve:  mikpritje, mbrojtje, promovim dhe integrim.

Prandaj është e domosdoshme që të vazhdojmë të fokusohemi  jo vetëm ne shërbimet humanitare dhe të menjëhershme por të bazohemi në shërbime të qëndrueshme që ofrojnë siguri dhe  integrim për migrantët dhe refugjatët.

Jemi shumë mirënjohës ndaj organizatave ndërkombëtare si UNHCR-ja dhe institucionet e tjera, kishtare dhe civile, të cilat janë angazhuar për një kohë të gjatë dhe kanë vendosur ne dispozicion burimet e tyre  për të mbrojtur refugjatët në Shqipëri. Vlen për tu përmendur kontributi i motrave Françeskane në Bilisht të cilat që në fillimet e krizës migratore kane dedikuar kohën e tyre për te gatuar vakte të ngrohta për refugjatët dhe iu kanë ofruar shërbimin dhe kujdesin e tyre gjatë qëndrimit atje.

Gjithashtu mikpritja në Shkodër në Fshatin e Paqes ofruar nga Arqipeshkvi ka demonstruar dhe garantuar respekt dhe dinjitet, shërbim dhe kujdes ashtu siç e ka zakon shqiptari. të takohet me ta, ta vlerësojë kontributin e tyre, që edhe ata të mund të radhiten në bashkësitë, ku pranohen”. Secili nga ne është i thirrur  të kontribuoje për  refugjatët sepse me  mbështetjeje reciproke, mund të problemesh.

Në vazhdim të punës dëshiroj t'u kujtoj të gjithëve fjalët e Jezusit: "atë që ju bëtë njërit prej këtyre vëllezërve të vegjël të mi, ju ma bëtë mua” (Mt 25,40).

Drejtori i Caritas Shqiptar

Ate Antonio Leuci

20 qershor 2018, 13:09