Kërko

Palestinezët vajtojnë të vdekurit gjatë ndeshjeve në Gaza Palestinezët vajtojnë të vdekurit gjatë ndeshjeve në Gaza 

Rojtaria e Tokës Shenjte: lutje për paqen, të shtunën Jeruzalem

Rojtaria e Tokës Shenjte do të marrë pjesë në lutjen për paqen, që do të organizohet të shtunën, në Jeruzalem, në kishën e Shën Etjenit, në orën 17.00.

R.SH. - Vatikan

U zgjodh pikërisht vigjilja e Rrëshajëve për të mbledhur gjithë të krishterët, të cilët, siç nënvizohet në thirrjen e administratorit apostolik të Patriarkatit latin të Jeruzalemit, imzot Pierbattista Pizaballa, do të luten “për Tokën Shenjte, për paqen e të gjithë banorëve të saj, për paqen në Jeruzalem e për të gjitha viktimat e këtij konflikti pa fund”.

Letra e imzot Pierbattista Pizzaballa-s

         Në një letër për bashkësinë e besimtarëve, imzot Pizzaballa dënon “çdo formë dhune, çdo përdorim cinik të jetëve njerëzore e të dhunës së tepruar. Edhe një herë – shkruan – detyrohemi nga rrethanat të lypim e të bëjmë thirrje për drejtësi e paqe!” Gjithnjë dje, ipeshkvijtë katolikë të Tokës Shenjte nënvizuan në një notë, qëndrimin e theksuar shpesh nga Selia e Shenjtë: “ta bëjmë Jeruzalemin qytet të hapur për të gjithë popujt, zemrën fetare të tre feve monoteiste e, të shmangim masa të njëanshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të mos përdorin dhunën e të gjejnë mënyra për t’i dhënë fund sa më parë shtetrrethimit, që u kanë imponuar më se 2 milion palestinezëve në Rripin e Gazës”.

16 maj 2018, 14:46