Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
The clock and the dresden figures
Programe Podcast
Shën Raimondi, Urdhri i Predikuesve, Manastiri i Shën Sabinës, Romë Shën Raimondi, Urdhri i Predikuesve, Manastiri i Shën Sabinës, Romë

Me 7 janar kalendari kujton shën Raimondin e Penafortit

Papa Gregori IX e thirri në Romë dhe i besoi detyrën të mblidhte të gjitha dekretet papnore dogmatike e disiplinore, duke dhënë edhe shpjegimet e veta për problemet e veçanta. Detyrë gati e parealizueshme. Por domenikani me aftësi të shquara e vullnet të hekurt, arriti të realizonte një përmbledhje të përkryer. Rigoroziteti i ligjit mund të pajtohet me mëshirën e Ungjillit, ashtu si drejtësia ecën së bashku me dashurinë, ligji kompletohet me shpirtin: këtë na kujton Shën Raimondi i Peñafort

R.SH. - Vatikan

Me 7 janar kalendari kishtar përkujton Shën Raimondin e i Peñafort, jurist, meshtar dhe rregulltar domenikan që diti të gërshetonte disiplinën dhe mëshirën.

Rigoroziteti i ligjit mund të pajtohet me mëshirën e Ungjillit, ashtu si drejtësia ecën së bashku me dashurinë, ligji kompletohet me shpirtin: këtë na kujton Shën Raimondi i Peñafort, rregulltar dominikan katalan që jetoi midis shekujve XII dhe XIII.

 Bir zotërinjsh katalanë, Raimondi lindi në Penafort, në vitin 1175. Studimet i nisi në Barcelonë e i kreu në Bolonjë. Këtu njohu gjenovezin Sinibald Fieski, që më vonë do të bëhej Papa Inoçenci IV. Si u kthye nga Bolonja, u emërua kanonik në katedrale. Por në vitin 1222 në qytet u hap një kuvend i Urdhërit të Predikatarëve, themeluar pak vjet më parë nga Shën Domeniku. 

Raimondi la kanonikatin e u bë domenikan. Në vitin 1223 ndihmoi Shën Pjetër Nolaskun në themelimin e Urdhërit të Mercedarëve për çlirimin e skllevërve. Pak vjet më vonë, Gregori IX e thirri në Romë dhe i besoi detyrën të mblidhte e të rendiste të gjitha dekretet papnore dogmatike e disiplinore, një mori të pafundme tekstesh, duke dhënë edhe shpjegimet e veta për problemet e veçanta.

Detyrë gati e parealizueshme. Por domenikani me aftësi të shquara e vullnet të hekurt për punë, arriti të realizonte një përmbledhje të përkryer.  Më 1234 Papa deshi ta emëronte kryeipeshkëv të Tarragonës. Por ai nuk pranoi. Deshi të mbetej rregulltar i thjeshtë. Në vitin 1238 sivëllezërit e zgjodhën epror i përgjithshëm i Urdhërit. Iu desh t’i nënshtrohej vullnetit të tyre. Është eprori i tretë i përgjithshëm i Urdhërit.

Martiriologu Romak e përshkruan kështu: “Shën Raimondi i Penjafortit, meshtar i Urdhërit të Predikatarëve, njohës i shkëlqyer i së drejtës kanonike, shkroi shumë për Sakramentin e Rrëfimit e, si u zgjodh Epror i përgjithshëm, përgatiti një botim të ri të Kushtetutës së Urdhërit; mbylli sytë në Tënzonë në moshë të shtyrë, në Barcelonë të Spanjës”. 

07 janar 2025, 10:08
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031