Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Rondo: Presto
Programe Podcast
Shën Pali i Thebës vetmitar - Diego Velázquez Shën Pali i Thebës vetmitar - Diego Velázquez

Më 15 janar kalendari kujton shën Palin, vetmitar

Shën Pali i Tebës nderohet si banori i parë i shkretëtirës dhe eremiti i parë i krishterë. Oshënari jetoi në Egjipt, në rajonin e Tebaidit, deri në vdekjen e tij në vitin 341, në moshën 113 vjeçare. Po Pali nuk ishte vetëm: në shpellën e tij banonte edhe Zoti. E kështu Shën Pali vetmitar i shërbeu për shumë vjet, krejtësisht larg botës e i panjohur për të, Atij, Jezu Krishtit që s’gjeti vend ndërmjet njerëzve e u detyrua të shkonte për të lindur në një shpellë.

R.SH. - Vatikan

Shën Pali, themelues i vetmitarëve, lindi në Tebaidën e poshtme rreth vitit 234. Në moshën 15 vjeçare iku në shkretëtirë, si Jezu Krishti, për të jetuar në varfëri të plotë, larg çdo pasurie e lakmie njerëzore. Zgjodhi një shpellë për banesë; një palmë për ushqim e veshmbathje; një gurrë uji për të shuar etjen; një copë bukë, që ia sillte një korb çdo ditë nga qielli, për të zgjatur jetën e tij të mrekullueshme.

E kështu Shën Pali vetmitar i shërbeu për shumë vjet, krejtësisht larg botës e i panjohur për të, Atij që s’gjeti vend ndërmjet njerëzve e u detyrua të shkonte për të lindur në një shpellë.  Po Pali nuk ishte vetëm: në shpellën e tij banonte edhe Zoti. Kështu me të filloi jeta e eremitëve apo vetmitarëve të cilët, për folur me Zotin, hoqën dorë nga shoqëria, madje edhe nga çdo lloj takimi me njerëzit. Ishin engjëj tokësorë, ndër të cilët u duk, për t’u dhënë mësim shekujve të ardhshëm, pushteti e pasuria e Zotit, që i mjafton, edhe e vetme, çdo krijese.

Mrekullohemi para figurave si ajo e Shën Palit vetmitar, përmes të cilave shikojmë sesi misteri i Zotit të mishëruar mundi ta lartojë natyrën njerëzore të rënë nën skllavërinë e ndjenjave, të dehur nga etja e pashuar për të mira tokësore. E megjithë jetën thellësisht të vetmuar, megjithë kundrimin mbinjerëzor, njerëzit si Shën Pali nuk u shkëputën kurrë nga Kisha dhe nga betejat e saj të lavdishme. Nga thellësia e shpellës së tij, i ndriçuar nga një dritë e mbinatyrshme ndiqte luftërat e Kishës kundër arianizmit, bashkohej me mbrojtësit e Fjalës së Mishëruar të Hyjit, i kundërvihej çdo sulmi të pabesë kundër Zotit. 

Emri i Palit, atë i vetmitarëve, lidhet ngushtë me atë të Shën Andout Abat, atit të Çenobitëve apo të njerëzve që mbylleshin gjithë jetën në kuvende. Që të dy mënyrat e jetesës burojnë nga e njëjta gurrë, nga Grazhdi i Betlehemit. Shën Pali vetmitar jetoi në shkretëtirë 113 vjet. Trupi i tij i vdekur u mbart në Kostandinopojë nën perandorinë e Manuel Komnenit, më pas në Venedik e në bashkësinë e vetmitarëve të Budës, në Hungari. Jetën e tij e shkroi Shën Jeronimi në vitin 376.

15 janar 2025, 09:22
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031