Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Andantino grazioso
Programe Podcast
Flamuri kuban Flamuri kuban

Kuba shpall lirimin e 553 të burgosurve

Vendimi u komunikua nga Ministria e Jashtme e Havanës, në kuadrin e një ndërmjetësimi të Kishës Katolike. Gjithashtu, bëhet e ditur se ditët e fundit, presidenti Miguel Díaz-Canel i ka dërguar Papës Françesku një letër për këtë çështje

R.SH. – Vatikan

Një lirim gradual, por mjaft i shtrirë, në kuadrin e një ndërmjetësimi me Kishën Katolike, që vijon prej vitesh. Këtë njoftoi dje Ministria e Jashtme kubane, e cila, në një deklaratë, bëri publik vendimin për lirimin e 553 vetëve, “të dënuar për krime të ndryshme”. Deklarata  u bë pas asaj të administratës amerikane të presidentit Joe Biden, me të cilën Kuba hiqet nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, ku përfshihen vende si Koreja e Veriut, Irani dhe Siria. Nota e diplomacisë kubane nuk i referohet ndonjë lidhjeje të drejtpërdrejtë me vendimin e marrë nga Shtëpia e Bardhë, ku presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të marrë së shpejti detyrën. Kujtojmë se pikërisht ai e përfshiu Kubën në atë listë, gjatë mandatit të tij të parë.

Shpresa e Papës Françesku

Havana sqaron se në ditët e para të janarit, presidenti Miguel Díaz-Canel i dërgoi një letër Papës Françesku, duke i komunikuar vendimin së do të lirojë “553 vetë të dënuar për krime të ndryshme". Qeveria kubane njofton se e ka "mbajtur komunikimin me Papën Françesku e me përfaqësuesit e tij dhe, si në të kaluarën, e ka informuar Shenjtërinë e Tij për proceset e rishikimit dhe të lirimit të personave të privuar nga liria", duke kujtuar se "më se 10.000 njerëz të dënuar me heqjen e lirisë” dolën nga burgu ndërmjet viteve 2023 dhe 2024, me “lloje të ndryshme përfitimesh, të parashikuara me ligj”. Në prag të Vitit të Shenjtë aktual, në Bulën për shpalljen e Jubileut 2025, Papa bëri thirrje për forma amnistie dhe për faljen e dënimeve. Në deklaratën e Kubës përmendet pikërisht fryma e këtij Jubileu me temë “Shtegtarë të Shpresës".

Hapat në histori

Në vitin 1998, kur Papa shenjt Gjon Pali II vizitoi ishullin, Fidel Kastro liroi rreth 200 vetë. Mijëra të burgosur u liruan në prag të vizitës së Benediktit XVI në Kubë, në vitin 2012 dhe rreth 3500 para mbërritjes së Papës Françesku, më 2015. Në mes, rivendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Uashingtonit dhe Havanës, në dhjetor 2014. Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij kuban Raul Castro e patën falënderuar Papën Françesku për kontributin e tij në arritjen e marrëveshjes.

15 janar 2025, 15:36
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031