Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Gloria, RV 588, in Re maggiore, per soli, coro e orchestra
Programe Podcast
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi shqiptar dhe mbrojtësi i krishterimit, monumenti në Romë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi shqiptar dhe mbrojtësi i krishterimit, monumenti në Romë

Gjergj Kastrioti Skënderbeu nё përvjetorin e vdekjes

Gjergj Kastrioti, një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, që me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet, me Kuvendin e Lezhës vuri edhe themelet e një Shteti Arbër të organizuar – as para tij as pas tij princat shqiptarë nuk mundën të gjenin rrugën e bashkimit

R.SH. – Vatikan

Si çdo vit, më datën 17 janar,  populli shqiptar, kudo, e përkujton heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun (6 maj 1405 - 17 janar 1468), në ditën e kalimit të tij në amshim. Atleti i Krishtit, siç e quajti bota e krishterë, Gjergj Kastrioti ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare. Eshtë figura më e shquar në historinë e shqiptarëve, heroi kombëtar i popullit shqiptar, arbënori e i krishteri i flaktë, siç e quajtën Papët e Romës.

Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, ndër më të organizuarat e asaj kohe. Kështu, për 25 vjet me radhë, Gjergj Kastrioti e ndaloi Perandorinë Osmane të depërtonte në zemër të Evropës, duke ruajtur e duke mbrojtur shqiptarët dhe vendlindjen nga sundimi i huaj.

Për këtë, ai fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papës së Romës, që kur qe gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes. Pastaj, duhet përmendur se, me Kuvendin e Lezhës, Gjergj Kastrioti vuri edhe themelet e një Shteti Arbër të organizuar – as para tij, as pas tij princat shqiptarë nuk mundën të gjenin rrugën e bashkimit.

Në përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastritotit, po kujtojmë fjalët kuptimplote që Papa Shën Gjon Pali II i shqiptoi në aeroportin e Tiranës, më 25 prill 1993, gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri, e para vizitë e një Pape në trevat shqiptare: Është detyrë të kujtojmë në këtë rrethanë heroin kombëtar e të krishterin e flaktë, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, “mbrojtësin e Jezu Krishtit”....,“Sa herë në të kaluarën ju është dashur të mbroni me forcë identitetin tuaj. Me një angazhim të tillë, u shqua figura e lartë e të krishterit Gjergj Kastrioti Skënderbeut, i respektuar nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e popullit shqiptar” (Gjon Pali II 25 prill 1993 Tiranë).

Pra, në qiellin shqiptar emri i Gjergj Kastriotit ka qenë dhe është një yll polar për gjithë brezat pasardhës, burim frymëzimi për rilindasit, shembull i ndritur për t’u pasur në betejat për ndryshime, për mbrojtjen e lirisë së popullit, për bashkimin dhe respektimin e dinjitetit të çdo qytetari, për kultivimin e vlerave, që i hapin rrugën përparimit të mirëfilltë. Në figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, populli shqiptar kurdoherë ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, atdhedashurisë, harmonisë e demokracisë.

17 janar 2025, 12:41
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031