Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Boléro
Programe Podcast
Shën Gjon Damasheni, dorëshkrim nga shekulli i 16-të. XIII Shën Gjon Damasheni, dorëshkrim nga shekulli i 16-të. XIII

Më 4 dhjetor kalendari kujton shën Gjon Damashenin

Shën Gjon Damasheni ishte poet e autor tekstesh liturgjike; filozof e apologjet. Përfaqësuesi i fundit i patrologjisë greke dhe lindore për veprat e tij monumentale si "Burimi i dijes". “Kryqi i Krishtit, thotë Damasheni është çelësi i parajsës së qiellit”. Jezusi biri i Hyjit, ndonëse gjithnjë në formën e Zotit, uli qiejt e zbriti.. pranë shërbëtorëve të tij… duke bërë më të renë ndërmjet të gjitha gjërave, gjënë e vetme të re nën këtë diell, përmes së cilës shprehu vërtetë pushtetin e pafundmë

R.SH. - Vatikan

Më datën 4 dhjetor kalendari i Kishës katolike përkujton shën Gjon Damashenin, murg e teolog, që jetoi në shekullin VIII pas Krishtiti, meshtar e dijetar i Kishës. 

Gjon Damasheni (nga Damasku), teolog këshilltar në një gjykatë islame të kalifit të qytetit të tij. Pavarësisht se ka jetuar midis shekujve VII dhe VIII në Damask, Shën Gjoni i Damaskut është dëshmitar i një historie të jashtëzakonshme respekti dhe takimi midis feve të ndryshme në një kërkim të përbashkët për të mirën e përbashkët

Qe ndër të parët që bëri dallimin ndërmjet adhurimit e nderimit të figurave a imazheve në kultin publik e privat: mund të adhurohet shpirtërisht vetëm Zoti, ndërsa ikonat mund të përdoren për t’iu drejtuar atij, që paraqitet në vetë figurën.

Gjon Damsheni, që u pagëzua me emrin Jahja ibn Sargun ibn Mansur, lindi aty nga gjysma e shekullit VII në një familje arabe kristiane e vdiq në vitin 749. E zgjodhi jetën e manastirit, përpara jetës së oborrit mbretëror, konsiderohet si përfaqësuesi i fundit i patrologjisë greke dhe lindore për veprat e tij monumentale, ndërmjet të cilave shquhet "Burimi i dijes".

Veprimtaria letrare e shën Gjon Damashenit është jashtëzakonisht e larmishme: ishte poet e autor tekstesh liturgjike; gojëtar, filozof e apologjet. Bir i njërit nga funksionarët më të lartë të Khalifit të Damaskut, Gjoni i vogël pati shokë lodrash princin trashëgimtar të vendit, që më vonë do t'i propozonte detyrën e t'et si ministër i financave.

Po ai, më shumë se oborrin mbretëror, më tepër se ofiqet e luksin e pallatit, parapëlqeu të mbyllej në kuvendin e Shën Sabës, pranë Jerusalemit, ku u shugurua meshtar dhe thelloi njohuritë e tij teologjike, duke u përgatitur kështu për detyrën e predikatarit në bazilikën e Varrit të Krishtit.

Nga Jerusalemi zëri i tij nisi të dëgjohej në të gjithë botën e krishterë, në mbrojtje të çështjeve më të shenjta. Mbeti i famshëm shkrimi "Tre diskutime në favor të figurave të shenjta" në mbrojtje të figurave kundër ikonathyersve, të udhëhequr nga vetë perandori i Bizancit, Leoni III. Iu desh ta paguante shtrenjtë këtë akt të guximshëm kundër vetë Perandorit.

Në këtë diskutim filozofik, Shën Gjoni pati rastin të zbulonte gjithë përgatitjen e tij teologjike, vënë në dispozicion jo vetëm të Patrikut të Jerusalemit, por të mbarë Kishës. Kështu në Koncilin II të Nikesë ( i 7-ti ekumenik) ai u vlerësua jashtëzakonisht jo vetëm për diturinë e jashtëzakonshme por kryesisht për shenjtërinë e tij.

Shën Gjon Damasheni qe ndër të parët që bëri dallimin ndërmjet adhurimit e nderimit të figurave në kultin publik e privat: mund të adhurohet shpirtërisht vetëm Zoti, ndërsa ikonat mund të përdoren për t’iu drejtuar atij, që paraqitet në vetë figurën.

Në homelitë e tij kushtuar kësaj çështjeje, Gjon Damasheni, përdor argumente të pasura me përfytyrime mahnitëse. Nuk adhuroj materien – pohon ndërmjet tjerash teologu i lashtë – por krijuesin e materies. Në lidhje me këtë ide tejet të rëndësishme Gjon Damasheni e shikon edhe nderimin e shenjtorëve, me bindjen se shenjtorët e krishterë, që u bënë pjesëtarë të ringjalljes së Krishtit, nuk mund të konsiderohen thjeshtë si të vdekur.

E pastaj vetë misteri i Mishërimit të Zotit është shembulli më i lartë, që na bind se materia, apo lënda, bëhet ‘banesa e Hyjit’. E këtë koncept edhe një herë mund ta shprehim me fjalët e Gjon Damashenit: “E kështu biri i Hyjit, ndonëse gjithnjë në formën e Zotit, uli qiejt e zbriti.. pranë shërbëtorëve të tij… duke bërë më të renë ndërmjet të gjitha gjërave, gjënë e vetme të re nën këtë diell, përmes së cilës shprehu vërtetë pushtetin e pafundmë të Hyjit”. “Kryqi i Krishtit, thotë Shën Gjon Damasheni, është çelësi i parajsës së qiellit”. Kryqi është drita që shndrit qiellin e tokën.

04 dhjetor 2024, 10:46
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031