Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast
Vetrate delle Chiese gotiche Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javës 8 – 15 dhjetor

E diel 8 dhjetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 2-të të kohës së Ardhjes, ciklit të tretë, e gjithnjë me 8 dhjetor, Kisha katolike romake kremton festën e Zojës së Papërlyer. Me këtë të diele hyjmë në Javën II të Kohës liturgjike të Ardhjes e këtë vit, ajo fillon me festën e bukur të Zojës së Papërlyer, kremtim që na hap portat e madhështisë së Zotit, që në të bëri mrekulli.

R.SH. / Vatikan

E diel 8 dhjetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 2-të të kohës së Ardhjes, ciklit të tretë, e gjithnjë me 8 dhjetor,Kisha katolike romake kremton festën e Zojës së Papërlyer.  Me këtë të diele hyjmë në Javën II të Kohës liturgjike të Ardhjes e këtë vit, ajo fillon me festën e bukur të Zojës së Papërlyer, kremtim që na hap portat e madhështisë së Zotit, që në të bëri mrekulli.

Te hёnёn më 9 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Huan Diegon, shën Sirin e shën Valerin.  Kujtojmë se Shën Gjon Diego ishte indigjen, të cilit Zoti i kishte bërë dhuratë një fe të pastër si qelibar. Qe ai që kërkoi ngritjen e shenjtërores së Zojës së Guadalupes në kodrën e Tepejakut pranë Qytetit të Meksikos, pasi e pa në një nga vizionet e tij.

Të  martën më 10 dhjetor, kalendari kishtar kremton festën e Zojës së Loretos, përkujton shën Maurin, martir dhe shën Gregorin II, papë. Shenjtërorja e Loretos, në Itali, sipas një tradite të lashtë, ruan Shtëpinë nazaretase të shën Marisë. Banesa tokësore e Nënës së Krishtit përbëhej nga dy pjesë: nga një shpellë në shkëmb, që edhe sot nderohet në Bazilikën e Lajmërimit të Zojës, në Nazaret, dhe nga një shtëpi me mur, përbri saj. Sipas traditës, në vitin 1291, kur kryqtarët u përzunë përfundimisht nga Palestina, shtëpia me mure e Zojës u transportua nga engjëjt, së pari në Iliri (Kroacia e sotme) e pastaj, në territorin e Loretos, ku mbërriti më 12 dhjetor 1294

Tё mërkurën më 11 dhjetor, kalendari përkujton shën Damazin I, papë, shën Danielin, shën Sabinin. Liturgjia e ditёs na kujton se Mesia, i paralajmëruar nga profetët, vjen për ta shpëtuar popullin prej mëkatesh. Por për ta bërë këtë, Hyji shërbehet nga të drejtët, nga ata që e dëgjojnë fjalën e tij.

Të enjten më 12 dhjetor, kalendari kishtar përkujton festën të Lumes Mari Virgjër Mari të Guadalupes e shën Gjovanën de Shantal.  Liturgjia e ditës na kujton se Zoti na fton të kthehemi në rrugë të drejtë, për të gjetur ngushëllim. E kur e kuptojmë se nuk jemi të aftë ta përballojmë jetën pa ndihmën e Zotit, ai na jep forcë e krahë shqiponjash, për të fluturuar drejt lartësive.

Të premten më 13 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Luçinë e Sirakuzës, virgjër e martire (shqipëruar Drita) dhe e shën Aristonit, martir i Portos.  Liturgjia e ditës na kujton se nuk duhet të ligështohemi kurrë nga mundimet e përditshme, por duhet ta lëshojmë gjithnjë veten në dorë të Jezusit zemërbutë e të përvujtë, të sigurtë se një ditë do ta kundrojmë me sytë tanë lumninë e Zotit.

Të shtunёn më 14 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin e Kryqit, meshtar e doktor i Kishës, karmelitan i zbathur. Liturgia e ditës na kujton se në rrjedhë shekujsh Zoti i është dëftuar njerëzve shumë herë e në shumë mënyra, por ata e patën të vështirë ta pranojnë. Shën Gjon Pagëzuesi nuk i bindte, sepse tepër i ashpër, ndërsa Jezusi, pse tepër i butë.

Të dielën e ardhshme më 15 dhjetor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 3-të të kohës së Ardhjes, ciklit të tretë, sipas kalendarit liturgjik. E gjithnjë më 15 dhjetor, kalendari përkujton shën Valerianin, ipeshkëv në Afrikë e martir.  Liturgjia e ditës na nxit të meditojmë mbi rëndësinë e mesazhit të Shën Gjon Pagëzuesit, krahasuar nga Krishti me Elinë. E kjo, sepse Shën Gjon Pagezuesi na fton të pendohemi e të kthehemi plotësisht në rrugën e Zotit.



08 dhjetor 2024, 12:35
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031