Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast
Shën Silvestri Shën Silvestri

Më 31 dhjetor kalendari kujton Shën Silvestrin Papë

Emri i shёn Silvestrit është bërë tashmë sinonim i festës së fundit të Vitit, sepse vdiq më 31 dhjetor të vitit 335. Është Papa që në vitin 325 e thirri Koncilin I Ekumenik kishtar të Nikesë, gjatë punimeve të të cilit u miratua ‘Besojma’ e krishterё

R.SH. -Vatikan

Shën Silvestri Papë, është shenjt shumë i njohur. Emri i tij është bërë tashmë sinonim i festës së fundit të Vitit, jo sepse ishte njeri gazmor, ashtu si është festa e ndërrimit të viteve, që i mbush njerëzit me shpresa të reja për një vit e kohë të re, por thjeshtë sepse vdiq më 31 dhjetor të vitit 335 dhe nisi menjëherë të nderohej si shenjti i Romës.

Me emrin e tij lidhen ngjarje të rëndësishme për Qytetin e Amshuar e për krishterimin. Silvestri qe Papë në kohën e Perandorit Kostandin, që u njohu të krishterëve lirinë e kultit. Gjatë papnisë së tij, reformoi kalendarin kishtar dhe përdori për herë të parë shprehjen e përgjithshme “ditët e javës”, në sa para tij i kushtoheshin perëndive pagane.

Është Papa që në vitin 325 e thirri Koncilin I Ekumenik kishtar të Nikesë, gjatë punimeve të të cilit u miratua ‘Besojma’ e cila, duke iu kundërvënë doktrinës së Arit, ripohon hyjninë e Jezu Krishtit: “Hyj i vërtetë prej Hyjit të vërtetë, i lindur e jo i krijuar, me të njëjtën natyrë me Atin”.

Papa Silvestri nuk pati kurrfarë mundësie të ishte i pranishëm në diskutime: vendimet që u morën, iu komunikuan me respekt e solemnitet. Po ai mbeti keq, pse, jo për faj të tij, nuk mundi të jepte mendimin për një vendim kaq të rëndësishëm në historinë e krishterimit, që do t’i bënte ballë shekujve. 

I pafat edhe historikisht ky papë, pa faj edhe këtë herë: për disa shekuj me radhë u besua si i vërtetë një dokument, i quajtur ‘donacioni kostandinian”, me të cilin perandori i dhuronte Silvestrit e pasardhësve të tij, qytetin e Romës dhe disa provinca të tjera italiane. Ky dokument, vërtetësia e të cilit dyshohej në shekullin X, në shekullin XVI do të konsiderohej i rremë. 

Një vit pas vdekjes, Papës Silvestri iu kushtua festa e 31 dhjetorit, ndërsa në Kishën lindore përkujtohet më 2 janar. Është Papa i parë që u lartua në nderimet e elterit, pa qenë martirizuar. U varros në katakombet e Prishilës në rrugën romake Salaria, por pjesa më e madhe relikeve të tij ruhen në Kishën romake kushtuar Shenjtit.

31 dhjetor 2024, 12:02
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031