Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Missa in tempore belli (Paukenmesse), in Do magg. Hob.22 n.9 Per soli, Coro e orchestra.
Programe Podcast
Brenda bazilikës së Shën Gjonit në Lateran Brenda bazilikës së Shën Gjonit në Lateran

Më 9 nëntor kalendari kujton shugurimin e Bazilikës së Shën Gjonit në Lateran

Bazilika Lateranense u themelua nga Papa Melkiadhi (311-314) në trojet e dhuruara nga perandori Kostandin pranë Pallatit Lateranens, asokohe seli perandorake, më pas seli papnore. Lindte kështu ‘Kisha nënë e të gjitha kishave të Romës e të Botës’

R.SH. - Vatikan

Në aktet e martirizimit të Shën Justinit dhe shokëve të tij, shkruhet: “Pyeti atëherë prefekti Rustiko: ‘Ku mblidheni?”. Justini u përgjigj: “Ku mundemi e ku na pëlqen; ti kujton se ne mblidhemi të gjithë në të njëjtin vend, por nuk është ashtu, sepse Zoti i të krishterëve, që është i padukshëm, nuk mund të mbyllet në një vend të vetëm; ai mbush përplot qiellin e tokën, prandaj nderohet e lumnohet kudo nga ata që besojnë në Të”.

Duke dhënë këtë përgjigje të guximshme, Shën Justini përsëriste para gjykatësit, atë që Jezusi ia kishte thënë Samaritanes: “Më beso mua, grua, po vjen koha kur nuk do ta adhuroni Atin as në këtë mal, as në Jeruzalem. Ju adhuroni atë që s’e njihni, ne adhurojmë atë që e njohim, sepse shëlbimi vjen prej judenjve. Por po vjen koha – e tani është, kur adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atin në shpirt e në vërtetësi” (Gjn. 4, 21-24).

Festa e sotme, që na kujton ditën kur Bazilika e Lateranit iu kushtua Shëlbuesit Jezus, sigurisht që nuk i kundërvihet dëshmisë së Shën Justinit, e aq më pak Fjalës së Krishtit. Pa harruar se i krishteri e ka për detyrë të lutet kudo e kurdoherë, që në kohët e para të krishterimit u ndje nevoja për t’u mbledhur në vende ku besimtarët mund të luteshin, të shpallnin Fjalën e Zotit dhe të rijetonin së bashku vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit, duke vënë në jetë fjalët e Tij: “Merrni e hani të gjithë; merrni e pini të gjithë; bëjeni këtë në përkujtimin tim!”

Fillimisht këto takime bëheshin ndër shtëpi private, edhe sepse Kisha nuk njihej nga autoritet perandorake. Por kjo njohje do të arrihej shumë shpejt e bashkë me të, do të fillonte edhe ndërtimi i vendeve të kultit të krishterë, ndërmjet të cilëve, tempujt më madhështorë të krishterimit: Bazilika e Shën Gjonit në Lateran, e Shën Pjetrit në Vatikan, e Shën Palit në Ostiense dhe e Shën Marisë së Madhe në Eskuilin.

Bazilika Lateranense u themelua nga Papa Melkiadhi (311-314) në trojet e dhuruara nga perandori Kostandin pranë Pallatit Lateranens, asokohe seli perandorake, më pas seli papnore. Lindte kështu ‘Kisha nënë e të gjitha kishave të Romës e të Botës’.

Më pas bazilika u shkatërrua disa herë e disa herë edhe u rindërtua. Në këtë Kishë dhe në Pallatin Lateranens (sot seli e Vikariatit të Romës) u kremtuan pesë koncile, përkatësisht në vitet 1123, 1139, 1179, 1215 e 1512.

Bazilika e Shën Gjonit në Lateran, simbol i fesë të të krishterëve të shekujve të parë, që kishin nevojë të mblidheshin në një vend të përbashkët e të shuguruar për të kremtuar Fjalën e Zotit dhe Misteret e Shenjta, mbetet simbol i të krishterëve të të gjitha kohërave, pa harruar se tempulli i gjallë e i vërtetë i Hyjit duhet të jemi ne vetë”.

09 nëntor 2024, 09:19
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031