Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Molto allegro
Programe Podcast
San Carlo Borromeo, Giovanni Battista Crespi San Carlo Borromeo, Giovanni Battista Crespi

Me 4 nëntor kalendari kujton shën Karl Borromeun

Shën Karl Borromeu duke vënë në jetë mësimet e Koncilit të Trentos, iu kushtua plotësisht Kishës ambroziane: themeloi seminare, ndërtoi spitale, mbrojti të drejtat e Kishës përballë pushtetarëve të kohës dhe themeloi një kongregatë të re priftërinjsh shekullarë, Oblatët. Motua e shën Karl Borromeut përmblidhet në një fjalë të vetme: “Humilitas” – “Përvujtëria” që e shtyu, ashtu si Zotin Jezus, të mohonte vetveten e të bëhej shërbëtor i të gjithëve.

R.SH. - Vatikan

Mё 4 nëntor  kalendari kishtar shënon emrin e njërit nga ipeshkvijtë më të mëdhenj në historinë e Kishës: atë të Karl Borromeut, ipeshkëv i Milanos, njeriut që ishte i madh në dashuri, i madh në doktrinë, i madh në apostullim, por sidomos, i madh në përshpirtëri e devocion. Zëri i tij na flet e na kujton se “Shpirtërat fitohen në gjunjë!”. Fitohen me lutje, me lutje të përvujtë. E shën Karl Borromeu mund të konsiderohet një nga pushtuesit më të mëdhenj të shpirtrave që njeh historia e Kishës. Figura e tij spikat në shekullin XVI si model bariu shembullor për bamirësi, doktrinë, zell apostolik e posaçërisht për lutje.

Bir i Gjilbert Borromeut e i Margeritës së Mediçëve, pronarë të mëdhenj tokash rreth Liqenit të Madh, nip i vetë Papës Piu IV, Karl Borromeu, i lindur më 1538 - do të kishte mundur të gëzonte fatin e bijve të dytëlindur në shtëpitë e pasura: të bëhej ushtarak ose të ndiqte karrierën kishtare, me kamje e të ardhura jetike. Gjithsesi kjo nuk do të ndodhte, sepse Karli do t'i dhuronte meshtarisë jo vetëm korpin, por edhe gjithë shpirtin e fenë e vet të pakufishme.

I emëruar që në moshën 12 vjeçare komendatar, që përfitonte të ardhurat e Komendës së Abacisë të Aronës, prej 2. 000 skudash, qe thirrur më pas në Romë nga i ungji që e zgjodhi Protonoter Apostolik dhe e krijoi kardinal në moshën 22 vjeçare, ndonëse nuk ishte shuguruar ende meshtar. Pak më vonë do të emërohej Sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së tij. Ndërsa pas vdekjes së xhaxhait, më 1565, si refuzoi zgjedhjen në fronin e papnisë, u kthye në Milano, ku zhvilloi një veprimtari të jashtëzakonshme, i rrethuar nga njerëz të aftë e shembullorë.

Gjatë episkopatit të tij, Milano u bë shembull për të gjitha qytetet tjera italiane. Nga Roma, shenjtorët e reformës katolike shikonin me admirim e ngushëllim Karl Borromeun, model për të gjithë ipeshkvijtë, që e shkriu deri në fund jetën për të mirën e Kishës. Por gjithë kjo veprimtari ia shkatërroi shëndetin. Ndonëse i sëmurë rëndë, vijoi vizitat e tij baritore, pa ngrënë, pa fjetur, duke u lutur e duke dhënë mësim. E ndoqi deri në frymën e fundit veprimtarinë e të gjitha veprave, që kishte themeluar. Më 3 nëntor 1584 ipeshkvi titan i Milanos, u shemb nën peshën e lodhjes e të sëmundjes. Ishte vetëm 46 vjeç.

Shën Karl Borromeu duke vënë në jetë mësimet e Koncilit të Trentos, iu kushtua plotësisht Kishës ambroziane: themeloi seminare, ndërtoi spitale, mbrojti të drejtat e Kishës përballë pushtetarëve të kohës dhe themeloi një kongregatë të re priftërinjsh shekullarë, Oblatët. Motua e shën Karl Borromeut përmblidhet në një fjalë të vetme“Humilitas” – “Përvujtëria” që e shtyu, ashtu si Zotin Jezus, të mohonte vetveten e të bëhej shërbëtor i të gjithëve.

04 nëntor 2024, 08:39
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031