Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro molto moderato
Programe Podcast
Santa Cecilia, vergine e martire Santa Cecilia, vergine e martire

Më 22 nëntor kalendari kujton Shën Çeçilien, martire

Historia e martirizimit të saj, ndonëse jo pa mangësi, është nga më të plotat në historinë e martirëve. Shenjtja romake njihet edhe si pajtore qiellore e muzikantëve, sepse në rrëfimin mbi martirizimin e saj shkruhet, ndërmjet tjerash, se kur luante në organo, martirja këndonte vetëm për Zotin.

R.SH. - Vatikan

Çeçilia, grua fisnike që këndoi zotimin e saj të dëlirësisë. U martua me fisnikun Valeriano dhe sipas historisë së mundimeve (martirizimit) në ditën e dasmës së saj, ajo i besoi të shoqit dëshirën që kishte për të mbetur e virgjër. Për këtë arsye ajo është shenjtja mbrojtëse e muzikës. Mirëbërëse e papëve dhe themeluese e një prej Kishave të para në Romë, Çeçilia jetoi midis shekujve II dhe III.

Çeçilja ishte një vajzë e re romake, nga familja bujare e Caecilii-t, e cila u dha një ndihmë të madhe bashkësive të para të krishtera gjatë persekutimeve të kohës, duke shfrytëzuar gjithë ndikimin dhe pasuritë e saj.

Është domethënëse që Shenjta Çeçilja, mbrojtëse qiellore e muzikës, simbol i njërit prej konservatorëve më prestigjioze në botë, nuk ka qenë kurrë muzikante. Çeçilja ishte një vajzë patrice që aq shumë donte t'i kushtohej virgjërisë, saqë burri i saj u konvertua në krishterim dhe për këtë arsye të dy ata u dënuan me vdekje. Më vonë Çeçilja u kanonizua dhe u përshkrua me një instrument muzikor në krahë.

E nderuar si martire dhe mbrojtëse qiellore e muzikantëve dhe këngëtarëve, Çeçilja i përkiste njërës prej familjeve më të shquara romake dhe në shekullin e tretë pas Krishtit ishte një nga bamirëset më të mëdha të Kishës. Çeçilja jetoi në Romë ndërmjet shekujve II e III.

Historia e martirizimit të Shën Çeçiles, ndonëse jo pa mangësi, është nga më të plotat në historinë e martirëve. Çeçilja, e nderuar si martire e si pajtore qiellore e muzikantëve, është një nga shtatë vashat që kujtohen nga Kanuni Romak i Kishes. Asaj iu kushtua bazilika në Trastevere të Romës, një nga më të lashtat e krishterimit, ngritur rreth vitit 313, në epokën e Kostandinit. E edhe festa e martires është ndër më të lashtat: nisi të kremtohej në bazilikën e saj, që në vitin 545.

Një rrethanë tjetër domethënëse është ajo e varrosjes së martires në katakombet e Shën Kalisitit, fare pranë vendvarrimit që njihej me emrin “Kripta e papëve”. Ishte papa Pasquali I ai që e mbarti trupin e Shenjtores-martire nga katakombet në bazilikën trasteverine.

Shenjtja romake Çeçilja njihet edhe si pajtore qiellore e muzikantëve, sepse në rrëfimin mbi martirizimin e saj shkruhet, ndërmjet tjerash, se kur luante në organo, martirja këndonte vetëm për Zotin. Në vitin 1500 sarkofagu i saj u hap e trupi i Shenjtores u gjet krejtësisht i paprishur, i mbështjellë me një petk mëndafshi qindisur me ar. Atëherë skulptori i njohur Shtjefën Maderno skaliti në mermer shtatoren e saj të famshme, duke riprodhuar besnikërisht pozicionin e trupit të martires.

Tekste të shumta letrare, pak të besueshme, rrëfejnë një sërë ngjarjesh dramatike nga jeta e Shën Çeçiles. Flasin për tortura të tmerrshme, tregojnë se deshën t’ia presin kokën, por nuk munden, ndonëse i ranë tri herë me shpatë, derisa ajo vetë u lut të merrnin fund torturat. Kulti i shenjtores u përhap menjëherë në shumë vende, për shkak se me martirizimin e saj tronditës, preku thellë zemrat e njerëzve e u bë model për të gjitha virgjërat e krishtera, shumë nga të cilat u pagëzuan e pagëzohen me emrin Çeçile. Shën Çeçilia, që njihet si pajtore muzikantëve dhe e këngëtarëve, ka si simbol lilin (zambakun), organon, llautën dhe palmën e martires.

22 nëntor 2024, 09:53
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031