Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Finale: Andante maestoso
Programe Podcast

Me 19 nëntor kalendari kujton shën Matildën e Hakebornit, mistike

Martiriologu Romak e kujton me këto fjalë: “Shën Matilda, virgjër, grua e shquar për doktrinë e përvujtëri, e ndritur nga dhurata hyjnore e kundrimit mistik, jetoi e vdiq në manastirin e Helfës në Saksoni të Gjermanisë”

R.SH. - Vatikan

Me 19 nëntor kalendari kishtar përkujton Shën Matildën e Hakebornit, murgeshë,  mistike e madhe e shekullit të 13-të., mësuese shpirtëror dhe dashuruese e këngës.

Shën Matilda lindi rreth vitit 1240 në Kështjellën e Helfës, në Saksoni. Ishte bijë e familjes von Hakeborn, një nga më fisniket e më të fuqishmet e Turingjisë. Motra e saj e madhe, Gjeltruda, ishte abateshë në kuvendin e Helfës.

Shën Matilda lindi rreth vitit 1240 në Kështjellën e Helfës, në Saksoni. Ishte bijë e familjes sё baronit von Hakeborn, një fisnik e pushtetar nga Turingja, në Gjermaninë qendrore. Motra e saj e madhe, Gjeltruda, ishte abateshë në kuvendin e Helfës,  një qendër të jashtëzakonshme mistike, kulture, njё shkollë formimi shkencor e teologjik, “lavdi e monakizmit gjerman”.

Në këtë ambient, nga fundi i vitit 1250 hyri, Matilde, fillimisht për vizitë tek motra e madhe, por pastaj, me dëshirën për t’u bërë edhe ajo murgeshë. E në këtë ambient, theksoi Papa, filluan të spikasnin cilësitë e larta shpirtërore të shenjtes së ardhshme: E shndritur nga dhurata hyjnore e vizioneve mistike, Matilde harton lutje të shumta. Është mësuese e doktrinës besnike të krishterë dhe shumë e përvuajtur, është këshilltare, ngushëlluese, udhëheqje në zgjedhjen e vendimeve. Murgeshat mblidheshin rreth saj për të dëgjuar Fjalën e Zotit, si pranë një predikatari. Shumë njerëz, jo vetëm të kuvendit, por edhe të tjerë, rregulltarë e shekullarë, të ardhur nga larg, dëshmonin se kjo virgjër shenjte i kishte liruar nga shqetësimet e se nuk kishin provuar kurrë kaq shumë ngushëllim, sa kur ishin pranë saj.

Historia e mistikes mesjetare ka ardhur deri në ditët tona, falë një simotreje të Matildes, që quhej edhe ajo Gertrudë, e cila mblodhi pak nga pak çdo gjë që i thoshte shenjtja, nё njërin nga librat më të famshëm të mistikës mesjetare, “Libri i Zbulesave”. Nga ato faqe, mësojmë këtë se lutja e kundrimi janë humusi i gjallë i jetës së saj: mësimet, shërbimi ndaj të afërmit, rruga e fesë dhe e dashurisë i kanë këtu rrënjët dhe kontekstin e tyre. Të bën përshtypje aftësia e kësaj shenjtjeje për ta jetuar Liturgjinë në përmasat e ndryshme të saj, edhe në ato më të thjeshtat, duke e zbatuar në jetën e përditshme murgare.

Matilde von Hakeborn u sëmur rëndë në vitet e fundit të jetës së saj 58-vjeçare. Në atë periudhë, pati një krizë të rëndë shpirtërore, por vizionet nuk pushuan. Pikërisht ato, shenjtja e ardhshme i quante “buka e saj e përditshme”, që shoqëronte Ungjillin. Nën udhëheqjen e Shkrimit të Shenjtë dhe duke u ushqyer me Bukën eukaristike, Ajo bëri një rrugë bashkimi intim me Zotin, gjithnjë duke i qëndruar besnike Kishës. Kjo është një ftesë edhe për ne, që ta intensifikojmë miqësinë me Hyjin, sidomos, përmes lutjes së përditshme e pjesëmarrjes së vëmendshme, besnike e aktive në Meshën Shenjte. Liturgjia është shkollë e madhe përshpirtërie.

Matilda, e pajisur me talent të veçantë për muzikë, e sidomos për këngë, drejtonte korin e manastirit e mendohet se ishte pikërisht kjo prirje e saj, që frymëzoi Dante Aligerin për krijimin e figurës së Mateldës, të cilën e gjejmë në Purgatorin e tij.

Vdiq në manastirin e Helfës, në vitin 1298. Në Martiriologun Romak kujtohet me këto fjalë: “Shën Matilda, virgjër, grua e shquar për doktrinë e përvujtëri, e ndritur nga dhurata hyjnore e kundrimit mistik, jetoi e vdiq në manastirin e Helfës në Saksoni të Gjermanisë”.

19 nëntor 2024, 10:32
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031