Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
12 Minuetto e trii inediti
Programe Podcast
Our Lady of the Rosary, BAV Vat. lat. 3770, f. 200r Our Lady of the Rosary, BAV Vat. lat. 3770, f. 200r

Nata e festës së Zojës së Bekuar Rruzare

Festa u themelua nga Piu V për të kujtuar fitoren e kombeve të krishtera në vitin 1571 në Lepanto kundër flotës turke. Kështu. shenjti e kujtesa historike e festës bashkohen në një. Rruzarja është uratë që të çon tek Jezusi, na bën të meditojmë për jetën e Jezusit, së bashku me Virgjërën Mar. Pra Rruzarja është uratë që të çon drejt misterit të Krishtit, të prin drejt bashkimit me Jezusin. Maria ka gjithnjë vetëm një porosi për ne: “Bëni atë që do t’ju thotë Ai, Jezusi! Çkado t’ju thotë Jezusi"

R.SH. / Vatikan

Sonte, 6 tetor, bie nata e festës së Zojës së Bekuar Rruzare, që kremtohet më 7 tetor. Një festë kjo e themeluar nga Papa Shën Piu V, për të përkujtuar fitoren e kombeve të krishtera në vitin 1571 në Lepanto kundër flotës turke. Pra shenjti dhe kujtesa historike e ditës bashkohen në një duke na kujtuar të kremten e Zojës Rruzare dhe betejën e Lepantos.

Siç përmendem, më 7 tetor 1571 në Lepanto, në ngushticën që ndan Gjirin e Patrasit dhe Korinthit, koalicioni i formuar nga Venediku, Spanja dhe Shteti papnor arriti një fitore të paparë deri në atë kohë kundër flotës turke, të përbërë nga 274 anije e të komanduar nga Ali Pasha. Anijet turke u mbytën të gjitha, ndërsa komandanti mbeti i vrarë gjatë betejës. Ishte një ngjarje që pati jehonë të jashtëzakonshme në gjithë botën e krishterë, gjë që e shtyu papën Piu V të caktonte një festë falënderimi e përkujtimi, e cila u quajt "Shën Maria e Fitores".

Rruzarja lindi në vitin 1200 me Shën Domenikun Guzman. Duke qenë shumë i devotshëm ndaj Nënës së Hyjit, themeluesi i Urdhrit të Predikatarëve (Domenikanëve), për t’i ndihmuar të varfrit ta jetojnë fenë në Krishtin, shën Domeniku mësoi të meditoheshin misteret e Mishërimit të Krishtit duke recituar lutjen e të Falemi Marisë.

Rruzarja është pra një uratë për të gjithë, e thjeshtë por dhe e thellë që ndihmon çdo besimtar që lutët. Siç pat pohuar Papa Benedikti XVI gjatë homelisë së Meshës kremtuar në Shenjtëroren e Zojës në Pompei të Italisë më 19 tetor 2008 “Rruzarja është lutje kundruese së cilës të gjithë mund t’i afrohen: të mëdhenj e të vegjël, laikë e meshtarë, të ditur e më pak të ditur. Rruzarja është lidhje shpirtërore me Marinë për të mbetur të bashkuar me Jezusin, për t’u mishëruar me Të, për t’i përvetësuar ndjenjat e për t’u sjell si Ai që është sjell. Rruzarja është ‘arma’ shpirtërore në betejën kundër së keqes, kundër dhunës, për paqen në zemra, në familje, në shoqëri e në botë” (nga homelia e Meshës së Papës Benediktit XVI në Pompei, 19 tetor 2008)

Kjo festë e Zojës së Bekuar Rruzare më 1716 u shtri në mbarë Kishën universale dhe u fiksua përfundimisht më datën 7 tetor nga Shën Piu X, në vitin 1913. Festa e Zojës Rruzare, siç u quajt më pas - do të përmblidhte të gjitha festat e Zojës dhe misteret e Krishtit, që pati gjithnjë pranë Nënën e tij të Virgjër. Nga Shenjtëroret e shumta që i kanë lartuar popujt në të katër anët e botës, kujtojmë në trevat shqiptare Kishën e Zojës Rruzare në Shkodër dhe në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, Zoja Rruzare u drejton të gjithë besimtarëve ftesën ta njohin nga afër dhe ta kumtojnë Krishtin, në një shoqëri që po largohet nga vlerat e vërteta shpirtërore të krishtera.

“Lutja e vogël” nga urata historike e të Lumit Bartolo Longo: “Virgjër e Rruzares Shenjte, Nënë e Shëlbuesit, grua e tokës sonë e lartuar mbi qiejt e lartë, shërbëtore e përvuajtur e Zotit, ne ngarendim kah ti e, me besimin e bijve, sytë tanë ngulen mbi fytyrën tënde ëmbëlsiplote.

Bartolo Longo: lutja e vogël drejtuar Zojës Rruzare!

“Lutja e vogël”, është një fragemtn shkëputur nga urata historike, shkruar nga i Lumi Bartolo Longo, në vitin 1883:

“Virgjër e Rruzares Shenjte, Nënë e Shëlbuesit, grua e tokës sonë e lartuar mbi qiejt e lartë, shërbëtore e përvuajtur e Zotit, shpallur Mbretëreshë e botës, nga thellësia e mjerimeve tona ne ngarendim kah ti e, me besimin e bijve, sytë tanë ngulen mbi fytyrën tënde ëmbëlsiplote.

E kurorëzuar me dymbëdhjetë yje, ti na çon tek misteri i Atit, ti shndrit me dritën e Shpirtit Shenjt, ti na dhuron Foshnjën tënde hyjnore, Jezusin, shpresën tonë, të vetmin shpëtimtar të botës. Me Rruzaren tënde, ti na fton t’ia ngulim sytë fytyrës së Tij. Ti na e hap zemrën e Tij, hon i pafundmë gëzimi e dhimbjeje, drite e lumnie, mister i Birit tënd, që u bë njeri për ne. Tek këmbët tuaja, në gjurmë të Shenjtorëve, ne ndjehemi familje e Zotit.

Nënë e model i Kishës, ti je prijëse dhe ndihmëse e sigurt. Na bëj një zemër të vetme  e një shpirt të vetëm, popull të fortë për udhë drejt atdheut të qiellit. I lëshojmë në dorë tënde mjerimet tona, udhët pa fund të urrejtjes e të gjakut, mijëra varfëritë e lashta e të reja e, sidomos, mëkatin tonë. Në duart tuaja e lëshojmë gjithë vetveten: Nënë e mëshirës, na nxirr nga Zoti hirin e faljes, ndihmona të ndërtojmë një botë sipas zemrës sate.

O Rruzare e bekuar e Marisë, vargua i ëmbël, që na lidh me Hyjin, vargua  dashurie, që na bën vëllezër, ne nuk të lëmë kurrë më. Në duart tona do të jetë arma e paqes dhe e faljes, yll i udhëve tona. E puthja jote, në frymën e fundit, do të na mbështjellë me një valë drite, me vegimin e Nënës së dashur nga Biri hyjnor, etje e gëzim i zemrës sonë, me Atin e Shpirtin Shenjt”.

 

06 tetor 2024, 17:25
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031