Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast
Sant'Alfonso Rodriguez Sant'Alfonso Rodriguez

Me 31 tetor kalendari kujton shën Alfonsin Rordriguez, jezuit

La trashigim shkrimet, në të cilat shpreh besimin e tij të thellë e pa kushte. Shkruan Shenjti: “Ah, o Zot, po të dija e po të mundja, do të të shërbeja si të shërbejnë të gjitha krijesat e qiellit e të tokës të marra së bashku” dhe “Dashuria më e madhe është t’i bindesh Zotit”.

R.SH. - Vatikan

Kisha sot më 31 tetor përkujton shën Alfonsin Rodriguez, jezuit. Shën Alfonsi Rodriguez, figurë e shquar e  Kishës katolike, lindi më 25 korrik 1533 në Segovia të Spanjës në një familje që merrej me tregtimin e leshit dhe me endjen e stofave. Studioi me sukses në kolegjin e jezuitëve të Alkalasë dhe, në moshën 23 vjeç, pas vdekjes së së t'et, u detyrua të kthehej në shtëpi, për të drejtuar ndërmarrjen e vogël familjare.

Dukej sikur gjithçka ishte kundër tij: puna nuk i interesonte fare, brenda pak vjetësh i vdiq bashkëshortja me të cilën ishte martuar në vitin 1560 e, menjëherë pas saj, humbi të dy fëmijët dhe gjithë pasurinë e trashëguar. U bë i ngjashëm me Jobin e Shkrimit Shenjt.

I shtypur nën peshën e padurueshme të jetës, më 1569 Alfonsi u transferua në Valencia, ky hyri ndër jezuitë. Më 1571 u dërgua në Kolegjin e Malit të Sionit të Palma di Majorkës, vend në të cilin jetoi shenjtërisht deri më 31 tetor 1617, ditë kur u nis për të filluar një jetë më të mirë. I lumnuar më 1825, Alfonsi do të shpallej shenjt më 1888.

La trashëgim shkrimet, në të cilat shpreh besimin e tij të thellë e pa kushte. Shkruan Shenjti: “Ah, o Zot, po të dija e po të mundja, do të të shërbeja si të shërbejnë të gjitha krijesat e qiellit e të tokës të marra së bashku” dhe “Dashuria më e madhe është t’i bindesh Zotit”.

31 tetor 2024, 10:25
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031