Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast

Papa: Presidenti Singaporit, diversiteti është pasuri për jetën tonë

Në Singapor "diversiteti jo vetëm tolerohet, por është bërë diçka më shumë. Diversiteti pranohet dhe konsiderohet si një pasuri për jetën tonë. Ai përcakton vetë identitetin tonë si komb dhe na bën krenarë që jemi Singaporianë". Kështu tha Presidenti Tharman Shanmugaratnam, në fjalën e tij të përshëndetjes drejtuar Papës Françesku në takimin e sotëm me autoritetet e qytetit-shtet.

R.SH. / Vatikan

Në Singapor "diversiteti jo vetëm tolerohet, por është bërë diçka më shumë. Diversiteti pranohet dhe konsiderohet si një pasuri për jetën tonë. Ai përcakton vetë identitetin tonë si komb dhe na bën krenarë që jemi Singaporianë". Kështu tha Presidenti Tharman Shanmugaratnam, në fjalën e tij të përshëndetjes drejtuar Papës Françesku në takimin e sotëm me autoritetet e qytet-shtetit. "Megjithatë, ne e dimë - nënvizoi presidenti i Singaporit - se harmonia racore dhe fetare nuk është e pandryshueshme. Për këtë, për të krijuar një kulturë pranimi e respekti, për të mos përmendur besimin, nevojitet një angazhim i vazhdueshëm dhe i përhershëm, kudo në botë". "Ne duhet të ndërtojmë një mirëkuptim më të thellë të ndërsjellë, të forcojmë ndërveprimet ndërmjet grupeve të ndryshme etnike e fetare dhe t’i dobësojmë në mënyrë aktive forcat që kërkojnë të ndajnë komunitetet," shtoi presidenti Tharman Shanmugaratnam.

Selia e Shenjtë, nën udhëheqjen e Papës Françesku, shtoi ai, "ka qenë një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e vëllazërisë njerëzore dhe qëndrueshmërisë mjedisore". Në të vërtetë, "ju, Ati i Shenjtë folët me pasion për këto çështje gjatë udhëtimit tuaj në Azinë Juglindore". Ato janë "sfida thelbësore për botën e sotme, rendi global po dobësohet dhe konfliktet e agresioni nuk pushojnë. E kështu ekziston një intolerancë në rritje brenda shoqërive", vuri në dukje presidenti Shanmugaratnam. "Në të njëjtën kohë, ne jemi dëshmitarë të një përshpejtimi edhe të ndryshimeve klimatike, që e bëjnë botën më pak të sigurt për njerëzimin. Prandaj komuniteti global duhet të punojë me ndërgjegjshmëri dhe me një vendosmëri më të madhe për t’u bërë ballë sfidave që kemi përpara", përfundoi presidenti i Singaporit.

12 shtator 2024, 12:13
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031