Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegretto grazioso
Programe Podcast

Me 10 shtator kalendari kujton Shën Nikollin nga Tolentino, rregulltar

Jeta e Shën Nikollit nga Tolentino është një jetë urate, pendese e apostullati apo veprimtarie. Asket jashtëzakonisht i ashpër e rigoroz me vetveten, por i butë e plotë mirëkuptim me të varfërit e të sëmurët.

R.SH. - Vatikan

Me 10 shtator kalendari kishtar përkujton Shën Nikollin nga Tolentino, rregulltar agostinian, Apostull i gëzimit të vërtetë, dëshmitar i faljes. 

Jeta e Shën Nikollit nga Tolentino është një jetë urate, pendese e apostullati apo veprimtarie. Asket jashtëzakonisht i ashpër e rigoroz me vetveten, por i butë e plotë mirëkuptim me të varfërit e të sëmurët, Shën Nikolla nga Tolentino, të cilin Kisha e kujton sot, është i njohur si apostulli i rrëfyestoreve e, në mënyrë të posaçme, për kujdesin që kishe ndaj shpirtrave në Purgator.

Nikolli lindi në vitin 1245 në Kastel Sant Anxhelo të Pontanos, dioqeza italiane e Fermos, nga prindër, që dëshironin prej vitesh një fëmijë. Katërmbëdhjetë vjeç hyri si  novic apo dëshirtar, do të thotë pa detyrime e pa kushte, në Urdhrin e oshënarëve të Shën Agostinit, në vendlindje. Më pas u pranua rregullisht në Urdhër e, më 1274, u shugurua meshtar në Çingoli.

Bashkësia agostiniane e Tolentinos u bë shtëpia e tij nënë, e territori markixhan, me kuvendet e tij të shumta të Urdhrit Agostinian, ku strehohej gjatë shtegtimeve të tij si predikatar, fusha e punës. Pjesën më të madhe të ditës ia kushtonte lutjeve, në sa agjëronte vazhdimisht. Ishte një asket gjithnjë me buzë në gaz, një pendestar që përhapte gëzim, kudo që shkelte. E dëgjonin kur predikonte, e ndiqnin me vëmendje të madhe kur rrëfente ose kur fliste në raste të ndryshme, dhe vërenin, të çuditur, se ishte gjithnjë me të njëjtin humor. Kalonte nga tetë deri në dhjetë orë në lutje, ushqehej vetëm me bukë e ujë, e megjithatë kur fliste, përhapte gëzim shpirtëror.

Shumë njerëz vinin në rrëfyestoren e tij nga larg. Gjunjëzoheshin të ngarkuar me mëkate, largoheshin të pasuruar nga besimi i tij plot gëzim në Zotin. Gjithnjë i ndjekur nga zëra që flisnin për mrekulli, në vitin 1275 u vendos në Tolentino, ku vijoi të jetonte deri në vdekje, më 10 shtator 1305.

Shën Nikolla nga Tolentino mbeti në kujtesën e njerëzve, e në faqet e Martiriologut Romak, si njeri i rreptë me vetveten, por i mëshirshëm me të tjerët; si rrëfyes, që ia ngarkonte vetes pendesën, të cilën duhet ta bënin pendestarët që përmes Sakramentit të Rrëfimit kërkonin pajtimin me Zotin dhe të afërmin. Pas vdekjes, 371 dëshmitarë do të flisnin për mrekulli të shumta që bëri Zoti përmes Nikollit, i cili u shpall shenjt në vitin 1446, në sa në bazilikën e Tolentinos, ku pushon në paqe, kishin nisur prej kohe shtegtimet tek varri i tij e mrekullitë e Zotit, që vijojnë edhe sot e kësaj dite me ndërmjetësimin e tij.

10 shtator 2024, 11:14
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031