Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro non troppo
Programe Podcast
 San Zaccaria Profeta San Zaccaria Profeta

Mё 6 shtator kalendari kujton Shёn Zakarinё profet

Zakaria, që do të thotë "Zoti kujton", është profeti më i cituar në Besëlidhjen e Re tё Biblёs, pas Izaisë. I përket fisit të Levit. thirret në shërbesën profetike në vitin 520 pas Krishtit. Përmes vizioneve e shëmbëlltyrave, shpall thirrjen e Hyjit për pendim, një kusht ky që premtimet e Zotit të mund tё realizohen.

R.SH. - Vatikan

Shёn Zakaria profet ( shek. VI para K.), ishte një profet i "rindërtimit", qe thirrur për të punuar në mesin e popullit të Zotit pas kthimit të tyre nga mërgimi në Babiloni, i cili e kishte çrrënjosur Izraelin nga toka e tij.

Zakaria u thirr në shërbesën profetike në vitin 520 para Krishtit, dy muaj pas predikimit tё parё tё Agjeut. Përmes vegimeve dhe shëmbëlltyrave, Zakaria e shpall thirrjen e Hyjit për pendim, një kusht ky që premtimet e Zotit të mund tё realizohen. Profecitë e tij kanë të bëjnë me të ardhmen e Izraelit të rilindur, të ardhmen e afërt dhe të ardhmen mesianike. Zakaria nxjerr në pah karakterin shpirtëror të Izraelit të rilindur, shenjtërinë e tij.

Veprimi i Hyjit në këtë vepër shenjtërimi do të arrijë plotësinë me mbretërinë e Mesisë. Kjo rilindje është fryti ekskluziv i dashurisë së Zotit dhe plotfuqisë së Tij. Besëlidhja e konkretizuar në premtimin mesianik bërë Davidit e rifillon rrugën e saj në Jeruzalem. Profecia u realizua fjalë për fjalë në hyrjen solemne të Jezusit në qytetin e shenjtë

Kështu, së bashku me një dashuri të pakufishme për popullin e tij, Zoti i bashkon tё gjithё popujt, të cilët, të pastruar, do të bëhen pjesë e mbretërisë hyjnore. Zakaria i përket fisit të Levit, i lindur në Galaad, në pleqëri u kthye nga Kaldea në Palestinë, thuhet se kishte bërë shumë mrekulli, duke i shoqëruar me profeci me përmbajtje apokaliptike, siç është fundi i botës dhe gjykimi i dyfishtë hyjnor. E tij është profecia e Mesisë hipur mbi një gomar, shëmbëlltyra e një fuqie, ajo e Zotit, që e vë veten në shërbim të njeriut. Vdiq në moshё tё shtyrё e qe varrosur pranë varrit të Agjeut profet.

06 shtator 2024, 09:30
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031