Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Rondo: Presto
Programe Podcast
Shën Ponciani Shën Ponciani 

Më 13 gusht kalendari kishtar kujton Shën Poncianin, papë e martir

Ponciani është papa i parë i internuar. Ishte një problem krejt i ri e i panjohur për Kishën e kohës, të cilin Papa e zgjidhi me urti. Që besimtarët të mos mbeteshin pa bari, dha dorëheqjen nga papnia, edhe ky fakt krejt i ri, që vërtetohej për herë të parë në historinë kishtare. E pasoi në fronin e Shën Pjetrit greku Antero, që e drejtoi Kishën vetëm për 40 ditë

R.SH. - Vatikan

Ponciani, nga familja e lashtë e fisnike Kalpurni, u zgjodh papë në vitin 230, gjatë sundimit të urtë e të butë të Aleksandër Severit, toleranca e të cilit i krijoi Kishës mundësitë të riorganizohej. Por pikërisht në këtë kohë të shkurtër paqeje, në Kishën e Romës ndodhi përçarja e parë, gjatë së cilës Papës së ligjshëm iu kundërvu një antipapë, e pikërisht Hipoliti.

Meshtar i kulturuar e i rreptë, që kishte frikë se reformat mund ta shtynin në rrugë të gabuar, Hipoliti çoi krye e pranoi të zgjidhej papë nga ndjekësit e tij, në sa në fronin e papnisë ishe i ulur Papa Ponciani, duke hapur plagë të rënda ‘në orën e provës, në kohën kur shpata përshkonte përmbrendcat e Kishës Nënë, në sa ajo, besnike ndaj Krishtit, ecte drejt mbretërisë së shenjtorëve”, siç shkruan papa Damasi në një epigram të kohës.

Ndërkaq, vendin e perandorit Aleksandër Severi, që u mbyt në Gjermani nga legjionarët e tij, e zuri Masimini, i cili rifilloi të nxirrte edikte kundër të krishterëve. E duke parë se Kishën e kryesonin dy papë, i kapi të dy e i çoi në punë të detyrueshme ndër minierat e Sardenjës, ku edhe vdiqën të martirizuar.

Ponciani është papa i parë i internuar. Ishte një problem krejt i ri e i panjohur për Kishën e kohës, të cilin Papa e zgjidhi me urti. Që besimtarët të mos mbeteshin pa bari, dha dorëheqjen nga papnia, edhe ky fakt krejt i ri, që vërtetohej për herë të parë në historinë kishtare. E pasoi në fronin e Shën Pjetrit greku Antero, që e drejtoi Kishën vetëm për 40 ditë.

Gjesti kaq fisnik i Poncianit e preku thellë Hipolitin, i cili e pati keqkuptuar zellin në shërbim të Kishës. U pajtua, prandaj, me Kishën dhe vdiq si martir, në thellësitë e minierave, pranë e pranë me Poncianin. Në vitin 230 trupat e të dy martirëve u sollën në Romë ku u varrosën me nderime të mëdha: Hipoliti në rrugën Tiburtina, Ponciani në katakombet e Shën Kalistit

13 gusht 2024, 09:42
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031