Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
L'opera per organo,La Nativitè du Seigneur
Programe Podcast

Me 21 korrik kalendari kujton Shën Lorencin nga Brindisi, meshtar e doktor i Kishës

Mes studimit dhe predikimit, mes spiritualitetit dhe përkushtimit ndaj historisë: ai i Shën Lorencit të Brindizit është profili i një shenjtori "evropian", dëshmitar i një Ungjilli të mishëruar, një urë lidhëse ndërmjet jetës hyjnore dhe ngjarjeve të botës. U bë i njohur edhe si predikatar. E kjo sepse, përveç kulturës së jashtëzakonshme, kishte edhe zë të bukur e pamje madhështore. Predikonte me bindje, pajtonte armiqësitë. fFala e tij përkonte plotësisht me mënyrën si jetonte.

R. SH. - Vatikan

Shën Lorenci nga Brindisi është një shenjtor “evropian” dhe urë mes dy jetëve. Mes studimit dhe predikimit, mes spiritualitetit dhe përkushtimit ndaj historisë: ai i Shën Lorencit të Brindizit është profili i një shenjtori "evropian", dëshmitar i një Ungjilli të mishëruar, një urë lidhëse ndërmjet jetës hyjnore dhe ngjarjeve të botës.

Në pagëzim u quajt Jul Qesari. Lindi në Brindisi, në familjen fisnike, por tashmë të varfëruar, të Gulielm Russoit e Elizabeta Mazelës. Më 1559 i vdiq i ati, ndërsa e ëma e la vetëm 14 vjeç. Humbja e s’ ëmës i shkaktoi një dhimbje të thellë, të pangushëllueshme.

Duke qenë tepër i vogël për jetë të pavarur, për të u kujdes një nga xhaxhallarët, i cili edhe e bëri bir në shpirt. Shkoi, kështu, të banonte në Venedik, ku u njoh me kapuçinët. Studioi në Veronë e në Padovë, më pas në Venedik. Në vitin 1582 Juli u bë fra Lorenci nga Brindisi. Ishte njeri i librave, njohës i thellë i Biblës, të cilën e dinte përmendësh në gjuhën hebraike. Shumë shpejt u bë i njohur edhe si predikatar. E kjo sepse, përveç kulturës së jashtëzakonshme, kishte edhe zë të bukur e pamje madhështore.

Urdhri e dërgoi në vendet më të vështira, në Bohemi, për shembull, ku popullata ishte shkëputur nga Kisha. U prit me armiqësi, por nuk hoqi dorë nga misioni i tij pajtues: nisi të predikonte me zjarr, të pajtonte armiqësitë, të udhëhiqte veprën e kapuçinëve. Me që fjala e tij përkonte plotësisht me mënyrën si jetonte, nisën ta respektonin edhe kundërshtarët më autoritarë të cilët, duke e ndjekur kur kremtonte Meshën, panë me sytë e tyre se ai e rijetonte flijimin e Krishtit në Kryq, që përsëritej në elter.

Shumë shpejt u vlerësua nga sivëllezërit aq, sa të zgjidhej në krye të Urdhrit, si gjeneral i të gjithë fretërve, të cilët e mbiquajtën “ngushëllimi i vëllezërve”. Papët e princat evropianë i besuan misione të vështira diplomatike. Për tri vjet Fra Lorenci përfaqësoi Kishën në Bavari. E napolitanët, që nuk mund ta duronin më dukën Osuna, e kërkuan atë si ambasador pranë Filipit të Spanjës.

Më 1619, pikërisht në sa drejtonte bisedimet e suksesshme me Filipin III në dobi të napolitanëve, u takua, papritmas, me “motrën vdekje” e cila e mori me vete në sa mbushte 60 vjeç. U shpall shenjt nën papninë e Leonit XIII në vitin 1881. Shkrimet e tij mbetën të panjohura deri në botimin e plotë në vitet 1925-1956. E pas këtij botimi, Papa Gjoni XXIII do ta shpallte Shën Lorencin doktor i Kishës, me cilësimin Doktor apostolik.

21 korrik 2024, 17:15
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031