Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast

Më 22 korrik kalendari kujton shën Marinë Magdalenë

Shën Maria Magdalenë, nxënëse Jezu Krishtit Zot, e para dëshmitare e të Ngjallurit, grua që mund të quhet ‘apostulle e apostujve’, na mëson t’i kërkojmë Jezusit ndihmë në çastet e ligështisë njerëzore. Ashtu si qe një grua, që i kumtoi burrit të parë fjalët e vdekjes – shkruan Shën Toma i Akuinit– kështu qe një grua, që u kumtoi para apostujve fjalët e jetës tё Krishtit tё Gjallё.

R.SH. / Vatikan

Maria Magdalenë solli kumtin e Krishtit të Ngjallur tek apostujt. Shumë herë kujtimi i Magdalenës është ngatërruar në imagjinatën kolektive me rrëfime dhe figura që në realitet nuk kanë të bëjnë aspak me rolin që vetë Ungjijtë i atribuojnë kësaj proto-apostulle. Shën Maria nga Magdala (prej nga vjen "Magdalena") ishte pjesë e grupit të grave që ndoqën pas Jezusin, edhe për mirënjohje: ajo, në fakt, ishte shëruar nga pushtimi i djajve, sipas asaj që na thotë Luka (Lk7,2).

Jo vetëm kaq: në Kalvar Magdalena ishte atje, nën kryq të Jezusit, pa frikë se mos rrezikonte jetën e saj. Së fundi në mëngjesin e Pashkëve i shfaqet Krishti Ngjallur, i cili e dërgon te apostujt për t’i njoftuar për atë që askush nuk e priste: fillimin e një jete të re për mbarë njerëzimin.

Shën Maria Magdalenë, nxënëse e Jezu Krishtit Zot, e para dëshmitare e të Ngjallurit: grua që mund të quhet ‘apostulle e apostujve’. Shën Maria nga Magdala, e shëruar në shpirt nga Jezusi, nisi ta ndiqte Mësuesin Hyjnor e t’i shërbente me dashuri të madhe (Lk 8,3). Në fund, kur të gjithë nxënësit kishin ikur, Maria Magdalena ishte aty, tek këmbët e Kryqit të Krishtit, pranë Mësuesit Hyjnor, përkrah Virgjërës Mari, Gjonit e disa grave (Gjn 19,25).

Ditën e Pashkëve Jezusi Ngjallur iu duk asaj dhe e çoi për t’i kumtuar nxënësve lajmin se ishte ngjallur” (Mk 16,9; Gjn 20,11-18). Kisha latine zakonisht e kremton së bashku në liturgji të tria gratë me emrin Mari, për të cilat flet Ungjilli: Marinë e Betanisë, motrën e Lazrit e të Martës, Mëkataren e paemër, “së cilës iu fal shumë, sepse deshi shumë”, e Marinë Magdalenë ose prej Magdale, që e ndihmoi dhe e ndoqi Jezusin së bashku me gratë tjera, gjatë udhës së kalvarit deri në kryqëzim.

Emri Mari kujtohet disa herë e në rrethana të ndryshme gjatë tregimit ungjillor e Gregori i Madh ishte i mendimit se bëhej fjalë për një Mari të vetme. Ndërsa janë tri. Shën Mari ishte nga Magdala, qytet i vogël i Galilesë. Në ungjillin e shën Lukës shkruhet kështu për Të: “Ishin me Të (me Krishtin) të dymbëdhjetë apostujt dhe disa gra, që qenë shëruar nga shpirtrat e këqij dhe nga sëmundjet: Maria e Magdalës, nga e cila kishin dalë shtatë djaj, Gjovana, gruaja e Kuzës, administratorit të Herodit, Suzana e shumë të tjera, që i ndihmonin me pasuritë e tyre”. Ndër ungjijtë, sa herë që përmendet ky grup i nxënësve, Magdalena kujtohet e para, për të treguar nderimin që gëzonte në bashkësinë e parë të krishterë. Ajo pati hirin të ishte dëshmitarja e parë e Ngjalljes së Jezu Krishtit.

Për Marinë Magdalenë flasin të katër Ungjijtë. Kulti i nderimit të saj u përhap në Kishën e perëndimit sidomos në shekullin XII. E lindur nga Magdala, qytezë peshkatarësh pranë liqenit të Gjenezaretit në Galile. E pranuar ndër nxënësit e Krishtit, qe e pranishme në vdekjen e Tij mbi kryq, dhe në mëngjesin e Pashkëve meritoi të shihte e para Shëlbuesin e Ngjallur (Mk 16,9) dhe e para ju tregojë apostujve për Ngjalljen e Krishtit.

Historia e Marisë nga Magdala na kujton të gjithëve një të vërtetë themelore: dishepull i Krishtit është ai që, pasi provon ligështinë njerëzore e ka përvujtërinë t’i lypë ndihmë, shërohet prej Tij dhe e ndjek nga afër, duke u bërë dëshmitar i fuqisë së dashurisë së tij përdëllyese, e cila është më e fortë se mëkati e se vdekja.

22 korrik 2024, 09:59
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031