Kërko

KOSOVO-CRIME-VIOLENCE-WOMEN KOSOVO-CRIME-VIOLENCE-WOMEN

Në Kosovë, ditë zije për të denoncuar feminicidet

Sot është ditë zie në Kosovë! Në shenjë nderimi për dy gratë që u vranë brenda pak ditësh nga bashkëshortët e tyre, qeveria e Kosovës, vendosi që të shpallë sot ditë zie.

R.SH. - Vatikan

Sot është ditë zije në Kosovë, për kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në vend për shkak të dhunës gjinore. Ishte vendim i presidentes Vjosa Osmani, e cila deshi të tregojë përbuzjen për vrasësit, por edhe e sidomos, shqetësimin, për fenomenin në rritje të vrasjes së femërave.

“Sot në Kosovë është ditë zije, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë, derisa ka vrasje grash”- tha Zonja Osmani. Dje u vra një grua në Pejë, dyshohet nga bashkëshorti i saj, ndërsa katër ditë më parë, një tjetër grua u vra në qytetin Ferizaj. Dyshimi, edhe në këtë rast, bie mbi ish-bashkëshortin. Vrasjet e ditëve të fundit ngjallën reagime përçmuese dhe shqetësim të madh në botën politike, diplomatike dhe në shoqërinë civile, shoqëruar me kërkesën për dënime shembullore kundër autorëve. Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) pohon se vrasja e grave duhet parë si temë për t’u trajtuar me urgjencë kombëtare. Sipas të dhënave nga policia, në Kosovë në 4 vitet e fundit janë vrarë 25 femra.

17 prill 2024, 15:34