Kërko

Maria sotto la croce di Cristo Maria sotto la croce di Cristo

Më 9 prill kalendari kujton shën Marinë Kleofa

Shën Maria Kleofa ndoshta ishte kushërirë e Zojës Bekuar, sepse bijtë e saj përmenden si “vëllezërit e Jezusit”, shprehje semitike kjo që nënkupton kushërinjtë. Bënte pjesë në grupin që shkonte pas Jezusit në mbarë Galilenë dhe shën Gjoni e rendit ndër “gratë e përshpirtshme”, përbri Nënës së Jezusit, Virgjrës Mari dhe Marisë Magdalenë tek këmbët e kryqit të Krishtit

R.SH. / Vatikan

Më 9 prill kalendari kishtar përkujton shën Marinë Kleofa. Ndoshta ishte kushërirë e Zojës Bekuar, sepse bijtë e saj përmenden si “vëllezërit e Jezusit”, shprehje semitike që nënkupton kushërinjtë. Njihet edhe si Maria e Jakobit, prandaj mendohet se ishte nëna e atij që përmendet si Jakobi i Vogël, që pastaj u bë ipeshkëv i Jeruzalemit. Bënte pjesë në grupin që shkonte pas Jezusit në mbarë Galilenë dhe shën Gjoni e rendit ndër “gratë e përshpirtshme”, përbri Nënës së Jezusit, Virgjrës Mari dhe Marisë Magdalenë tek këmbët e kryqit të Krishtit.

09 prill 2024, 12:08