Kërko

JERUSALEM JERUSALEM

Më 11 mars, kalendari kishtar kujton Shën Sofronin e Jerusalemit

Sofroni i Jeruzalemit. Mbrojtësi i popullit të kërcënuar nga pushtuesit dhe rreziku i herezive. Sofroni, sirian nga Damasku, u zgjodh patriark i Jerusalemit në 634. Palestina në atë kohë jetonte nën presionin e sulmit e tё pushtimit të afërt nga Abu-Bekr, vjehrrit tё Muhametit (632) dhe kalifit Omar.

R.SH. - Vatikan

Më 11 mars, kalendari kishtar kujton Shën Sofronin e Jersualemit, Patrik, mbrojtës i popullit të kërcënuar nga pushtuesit dhe rreziku i herezive. Sofroni i Jeruzalemit (në greqishten e vjetër: Σωφρόνιος, në latinisht Sophronius; Damask, rreth vitit 560 - Jerusalem ose Aleksandri e Egjiptit, 11 mars 638) ishte një murg, teolog dhe ipeshkëv i krishterë siriak. Ai ishte patriark i Jeruzalemit nga viti 634 deri në vdekjen e tij.

Ruajtja e së vërtetës së doktrinës dhe mbrojtja e njerëzve: barinjtë shpirtëror të bashkësisë së krishterë janë thirrur të mbajnë së bashku këtë detyrë të dyfishtë, në qendër të së cilës është marrëdhënia midis Zotit dhe njerëzimit. Dhe pikërisht në këto dy fronte, të dallueshme, por të integruara, u angazhua Shën Sofroni i Jeruzalemit, të cilit iu desh të luftonte përhapjen e herezive, por edhe t'i rezistonte kërcënimit të kalifatit që rëndonte mbi Qytetin e Shenjtë të Jeruzalemit në atë kohë.

Sofroni, sirian nga Damasku, u zgjodh patrik i Jerusalemit në vitin 634. Palestina e kohës së tij jetonte në atmosferën e sulmit të afërt të Abu-Bekr, vjehrrit të Muhametit (632) dhe të kalifit Omar. Vetë Sofroni atë vit nuk mundi të kremtonte, si zakonisht, Krishtlindjen në Kishën e Lindjes së Krishtit në Jerusalem, për shkak të rrethimit. 

Por përveç këtij armiku të Jerusalemit, Patrikut iu desh të përballonte edhe herezinë e monoteizmit, që propozonte një model kristologjik të paplotë e kufizues. Sipas kësaj herezie, në Krishtin ekziston vetëm një mënyrë veprimi, vetëm një energji veprimi, kundër dy natyrave të njësuara në Krishtin, asaj Hyjnore e njerëzore.

Së bashku me Maksimin, që njihet me epitetin “Rrëfyesi”, Sofroni u përpoq të luftonte, duke përdorur si armë pendën. Shkroi shumë kundër herezisë, që dilte nga vetë oborri perandorak i Kostandinopojës. Fatkeqësisht iu desh të jetonte një ngjarje tejet të hidhur: dorëzimin e qytetit në duart e kalifit Omar, në vitin 638. Vdiq pak ditë më pas. Nga ai shpëtuan vetëm disa poezi e letra.

11 mars 2024, 09:46