Kërko

 I Santi, vetrate I Santi, vetrate

Shenjtorët e javës 10 – 17 dhjetor

E Diel 10 dhjetor, Kisha katolike kremton të Dielën e dytë të Kohës së Ardhjes, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik. Gjithnjë më 10 dhjetor, kalendari përkujton edhe festën e Zojës së Loretos, Shën Maurin martir e Shën Gregorin II, papë.

R. SH. / Vatikan

E Diel  10 dhjetor, Kisha katolike kremton të Dielën e dytë të Kohës së Ardhjes, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik. Gjithnjë më 10 dhjetor, kalendari  përkujton edhe festën e Zojës së Loretos, Shën Maurin martir e Shën Gregorin II, papë.

Ungjilli i kësaj së Diele të Dytë të kohës së Ardhjes nga Marku, ndërsa vijojmë rrugën e Kohës së Ardhjes, duke u përgatitur shpirtërisht për të kremtuar lindjen e Krishtit në familjet e bashkësitë tona, jehon fuqishëm thirrja e Shën Gjon Pagëzuesit i cili, përmes Ungjillit, vijon t’u flasë në rrjedhë shekujsh të gjitha breznive. Është ftesë e ngushtme për t’i hapur zemrat e për të pritur aty Birin e Hyjit, Jezu Krishtin i cili vjen mes nesh që të na e bëjë të qartë gjyqin hyjnor. Shën Gjon Pagëzuesi thoshte se përballë Zotit askush nuk mund të mburret për titujt e tij, para Hyjit titujt janë krejt pa vlerë,para syve të Tij kanë vlerë vetëm frytet e denja të pendesës.

Të hënën më 11 dhjetor, kalendari përkujton Shën Damazin I papë. Liturgjia e ditës na kujton se Zoti ynë po vjen të na shëlbojë, të na i falë mëkatet e të na shërojë trupin e shpirtin.

Të martën më 12 dhjetor, bie festa e Zojës së Guadalupes. Liturgjia e ditës na kujton se tashmë ndjehet atmosfera e një bote të përtërirë, në të cilën asnjë njeri që i beson me gjithë zemër Zotit, nuk do të humbasë, sepse Krishti është gjithnjë në kërkim të deles së humbur.

Të mërkurën më13 dhjetor, kalendari kishtar Shën Luçinë, virgjër e martire e Sirakuzës. Liturgjia e ditës na kujton se nuk duhet të ligështohemi kurrë nga mundimet e përditshme, por duhet ta lëshojmë gjithnjë veten në dorë të Jezusit zemërbutë e të përvujtë, të sigurt se një ditë do ta kundrojmë me sytë tonë lumninë e tij.

Të enjten më 14 dhjetor, kalendari kishtar përkujton Shën Gjonin e Kryqit, meshtar e doktor i Kishës, karmelitan i zbathur. Liturgjia e ditës na nxit t’i drejtojmë vetes pyetjen: “A jemi aq të përgatitur, sa ta presim Jezusin edhe kur nata është tepër e errët?”.

Të premten më 15 dhjetor, kalendari kishtar përkujton Shën Valerianin, ipeshkëv i Afrikës e martir. Liturgjia e ditës, na fton t’i drejtojmë Hyjit lutjen: “O Hyj, më jep dijen e nevojshme për të të njohur Ty, me vetëdijen se kush ndjek Zotin, do të ketë dritën e jetës”.

Të shtunën më 16 dhjetor, kalendari kishtar përkujton Shën Davidin, mbret e profet dhe Shën Adelaidjen, perandoreshë. Liturgjia e ditës na kujtojnë se na kërcënon gjithnjë rreziku të mos jemi në gjendje ta dallojmë, ndërmjet zërave të shumta që vijnë nga të katër anët e botës, zërin i cili përgatit ardhjen e Mesisë. Na ndihmo, o Zot, t’i njohim menjëherë të dërguarit e tu.

Te dielën e ardhshme më 17 dhjetor, Kisha katolike kremtojë të Dielën e tretë të Kohës së Ardhjes, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik. Po më 17 dhjetor kalendari përkujton p edhe Shën Danielin profet dhe shenjtorët Anania, Azaria e Misaeli.

 

10 dhjetor 2023, 09:09