Kërko

Beato Gjon Shllaku ofm martire della Chiesa Albanese Beato Gjon Shllaku ofm martire della Chiesa Albanese

Shenjtorët e javës 5 – 12 nëntor

E diel 5 nëntor, Kisha katolike kremton të dielën e 31-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A', e gjithnjë më 5 tetor, kalendari përkujton shenjtorët Domninin, Teotinin me shokët martirë

R.SH. / Vatikan

E diel 5 nëntor, Kisha katolike kremton të dielën e 31-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A'e gjithnjë më 5 tetor, kalendari përkujton 38 Martirët e Lum të Kishës katolike në Shqipëri, të persekutuar në kohën e regjimit komunist, dhe shenjtorët Domninin, Teotinin me shokët martirë.

“Lidhin barrë të rënda, që mezi mund të mbarten dhe ua ngarkojnë njerëzve në krahë, kurse vetë as me gisht nuk i luajnë”. Me këto fjalë të Jezusit, në Ungjillin e kësaj së diele nga Mateu (Mt 23,1-12), Krishti i qorton pa kurrfarë ngurrimi e frike, të gjithë ata që thonë e nuk bëjnë. Ai i qorton sheshit skribët e farizenjtë, të cilët në bashkësi luanin rolin e mësuesve, sepse sjellja e tyre ishte në kundërshtim të plotë me mësimet që ua propozonin të tjerëve me rreptësi. Ndërsa Krishti sillet krejtësisht ndryshe: ai i bindet i pari urdhërimit të dashurisë, të cilin ua mëson të gjithëve, e mund të na thotë se është barrë e lehtë dhe e ëmbël, pikërisht sepse na ndihmon ta mbartim së bashku me Të.

Të hënën më 6 nëntor,  kalendari përkujton shën Leonardin vetmitar. 
 
Të martën më 7 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Erkolaun, shën Balbo-n dhe shën shën Ernestin. 

Të mërkurën më 8 nëntor, kalendari përkujton shën Gofredin, shën Adeodatin I papë si dhe shenjtorët e Martirët, reliket e të cilëve pushojnë në paqe në Bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan. Të Lumin Gjon Dunks Skot.

Të enjten më 9 nëntor, Kisha kremton festën e Kushtimit të Bazilikës së Lateranit në Romë. 

Të premten më 10 nëntor, kalendari Kishtar përkujton shën Leonin e madh, papë e doktor i Kishës.

Të shtunën më 11 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Martinin, ipeshkëv i Turit e shën Bartolomeun, abat i Grotaferratës. 

Të dielën e ardhshme më 12 nëntor, Kisha katolike do të kremton të dielën e 32-të gjatë vitit kishtare ,ciklit të parë 'A', e po më 12 nëntor kalendari kishtar përkujton shën Jozafatin, ipeshkëv e martir e shën Diegon, laik françeskan. 

05 nëntor 2023, 09:19