Shenjtorët e javës 26 nëntor - 3 dhjetor
R.SH. / Vatikan
E Diel 26 nëntor, Kisha katolike romake kremton solemnitetin e Jezu Krishtit, Mbret të Gjithësisë, e gjithnjë më 26 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Sirikun papë; Leonardin nga Porto Mauricio, meshtar françeskan dhe Silvestrin, abat, themelues i Silvestrinëve.
Ungjilli i kësaj së Diele të 34-të gjatë vitit kishtar kushtuar Krishtit Mbret, na kujton selogjika e botës mbështetet mbi ambicien e konkurrencën, lufton me armët e frikës, të shantazhit e të manipulimit të ndërgjegjeve. Ndërsa logjika e Ungjillit, domethënë logjika e Jezusit, shprehet në përvujtërinë e në dhurimin e vetvetes, pohohet pa u ndjerë, por me frytin dhe forcën e së vërtetës. Mbretëritë e kësaj bote nganjëherë mbahen mbi prepotencën, rivalitetin, shtypjen; mbretëria e Krishtit është mbretëri e drejtësisë, e dashurisë, e paqes.
Të hënën më 27 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Virgjilin, ipeshkëv i Salcburgut.
Të martën më 28 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Jakun e Markeve, meshtar françeskan.
Po më 28 nëntor bie përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria osmane më 28 nëntor 1912. Shqipëria e të gjithë shqiptarët kudo në botë janë në festë për këtë ngjarje të madh kombëtare e shoqërore, me mirënjohje nga Zotit dhe të të parëve, për këtë dhuratë tejet të çmuar, që është pavarësia. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë popullin Shqiptar!
Të mërkurën më 29 nëntor, kalendari përkujton shën Saturninin, martir, shën Frederikun e të Lumin Dionizi të Lindjes së Krishtit.
Të enjten më 30 nëntor, kalendari kishtar përkujton festën e shën Andreut, apostull. Sipas ungjilltarëve, Andreu është i pari i thirrur nga Jezusi, së bashku me të vëllain, Simon Pjetrin. E kujtojmë se shën Andreu Apostull është edhe njëri ndër ungjillëzuesit e shqiptarëve, pra njëri prej atyre, që solli Ungjillin në trevat shqiptare.
Të premten më 1 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Eligjin, ipeshkëv i Lionit e shën Naumin, profet.
Të shtunën më 2 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Bibianën, matronë romake, shën Pimenin, martir e shën Silvestrin, papë.
Të dielën e ardhshme më 3 dhjetor, Kisha do të kremtojë të dielën e Parë të kohës liturgjike të Ardhjes. Gjithnjë më 3 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Françesk Saverin, meshtar jezuit, apostull i Indisë, pajtor i misioneve. Me këtë të Diele të Parë, pra, fillojmë kohën liturgjike të Ardhjes, e kështu fillojmë udhën shpirtërore, pra, ecjen tonë drejt takimit me Jezu Krishtin që vjen.