Kërko

ISRAEL-PALESTILIAN-CONFLICT ISRAEL-PALESTILIAN-CONFLICT

Prof. Barkawi: zgjidhja e krizës është vetëqeverisja palestineze

Në të përditshmen e Vatikanit, L'Osservatore Romano, profesori i Universitetit Johns Hopkins Tarak Barkawi flet për shkaqet kryesore të konfliktit qëndrojnë në antisemitizmin dhe Holokaustin, pa të cilët nuk do të kishte Izrael siç e njohim ne. “Evropianët në njëfarë mënyre e kanë transferuar “problemin hebraik” në Lindjen e Mesme dhe te popujt që këtu banonin”.

R.SH. - Vatikan

Një muaj lufte, një muaj dhimbjeje. Konflikti midis Izraelit dhe Hamasi ka tronditur botën, duke sjellë problemet e një toke që nuk ka paqe të paktën që 75 vjet. Pikërisht ajo që për shumë njerëz e popuj është Toka e Shenjtë, e cila po përshkohet nga urrejtja dhe etja për hakmarrje, ku jetohet në frikë e kërcënime. Dhe çdo farë e bashkëjetesës së mundshme duket se është shuar.

“Të gjitha krizat janë një rast i volitshëm dhe ne duhet të shpresojmë që rezultati të jetë rinisja e një procesi paqeje që çon në vetëqeverisjen palestineze”. Kështu, në një bisedë me të përditshmen e Vatikanit «L'Osservatore Romano», Tarak Barkawi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore.

Në këtë kontekst, është e nevojshme të rifillojmë rrëfimin e historisë për të mos rrezikuar të mbetemi të lidhur me ndjesitë e momentit. “Shkaqet rrënjësore të konfliktit qëndrojnë në antisemitizmin dhe Holokaustin. Pa Holokaustin, nuk do të kishte Izrael siç e njohim ne. Evropianët e kanë “transferuar” disi “problemin hebraik” në Lindjen e Mesme dhe te popujt që këtu kanë jetuar, prandaj besoj se historikisht nuk kanë asnjë përgjegjësi dytësore për ngjarjet që pasuan”.

Është dramatike që, sot, nuk mund të parashikojmë pasojat gjeopolitike të një zgjerimi të mundshëm të konfliktit. “Si në çdo luftë, pasojat janë dukshëm të panjohura. Megjithatë, duhet thënë se ndërkohë Hamasi ka arritur tashmë njëfarë suksesi, nga këndvështrimi i tij: në vonimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Arabisë Saudite dhe Izraelit; në krijimin e tensioneve në lidhje me të ashtuquajturat “Marrëveshjet e Abrahamit”; në kthimin e çështjes palestineze në agjendën ndërkombëtare. Për më tepër, shumë probleme janë shkaktuar qeverisë së Netanyahu dhe politikave të saj për vendbanimet në Palestinë”.

Në nivel të brendshëm, një sondazh i promovuar nga Arab Barometri në Palestinë dhe Gaza (i cili përfundoi më 8 tetor) dhe i propozuar nga "Foreign Affairs", thekson se si në Gaza 44% e popullsisë nuk do t'i besonte Hamasit dhe vetëm 23% do të votonte për liderin e saj Ismail Haniyeh në rastin e zgjedhjeve. “Hamasi – vazhdon prof Barkawi – është një fraksion militant islamik që është forcuar edhe për shkak të bllokadës së gjatë në Gaza të imponuar nga Izraeli, dhe nuk është një organizatë e “rezistencës” së gjerë popullore. Sulmi i 7 tetorit shkaktoi një tmerr e katastrofë humanitare. Fatkeqësisht, këto dinamika u japin forcë ekstremistëve nga të dyja palët dhe çojnë në urrejtje reciproke”.

Nga ana tjetër, ka një “rikthim” të krizës edhe për përfshirjen e shumë aktorëve. Në SHBA-së, «në masën që konflikti do të shkaktojë kokëçarje të brendshme për Joe Biden, duke ndarë krahun progresiv të Partisë Demokratike nga ai më i moderuar, mund të përfitojë prej tij fushata e Donald Trump për vitin 2024. Për pjesën tjetër, ne tashmë mund të shihet 'ngurtësimi i një aleance anti-perëndimore midis Rusisë, Kinës, Iranit dhe Jugut Global.'

Së fundi, në nivelin politik, në perëndim vëmë re «shfaqjen e një blloku radikal islamik, edhe për shkak të imigrimit në shkallë të gjerë të dekadave të fundit, i cili krijon një realitet të ri elektoral të aftë për të nxitur reagimin populist». Në lidhje me këtë, përfundon prof Barkawi, "lufta po çon në ndarje të rreshtimeve politike të krahut të majtë, duke dobësuar opozitën ndaj të djathtës ekstreme. Të rinjtë e krahut të majtë po njihen për herë të parë me tmerret e konfliktit izraelito-palestinez dhe, në konfuzionin e tyre, shumë mbështesin aktivisht një organizatë militante islamike si Hamasi. Por edhe ata që e drejtojnë zemërimin e tyre kundër Izraelit dhe mbështetësve të tij, po shkaktojnë tensione në koalicionet progresive që përbëjnë krahun e së djathtës ekstreme”.

(nga L'Osservatore Romano, Roberto Paglialonga)

07 nëntor 2023, 12:32