Kërko

Festivali i 31-të Shqiptar në Nju Jork Festivali i 31-të Shqiptar në Nju Jork

Festivali i 31-të Shqiptar në New York

Më 11 nëntor 2023 u mbajt Festivali i 31-të Shqiptar, organizuar nga Qendra Kulturore Nënë Tereza e Kishës Zoja e Shkodrës, në Hartsdale, NY. Këtë vit, festivali iu dedikua 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Organizimi i këtij festivali, tashmë tradicional, u bë nën kujdesin e veçantë nga dom Pjetër Popaj, drejtori programit, Orsin Turmalaj dhe Këshilli i Kishës Zoja e Shkodrës, në Nju Jork

R.SH. - Vatikan

Festivali si mjet për shpalosjen, transmetimin, ruajtjen e kultivimin e kulturës dhe të identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Amerikës. Ky ka qenë synimi që në fillim, 31 vjet më parë, kur me nismën e komunitetit të Kishës 'Zoja e Shkodrës', udhëhequr nga Dom Rrok Mirdita dhe drejtuar për herë të parë nga Tonin Mirakaj, i Festivalit Shqiptar, i cili asokohe u mbajt në ambientet e Lehman College ne Bronx, New York. Një ide e projekt ky që ndër breza ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në pasurimin kulturor të mërgatës dhe mbajtjen gjallë të traditës shekullore kombëtare shqiptare. Kështu shkruan, mes tjerash Dr. Pashko R. Camaj nga Nju Jorku, duke njoftuar për Festivalin 31-të Shqiptar që u mbajt më 11 nëntorin e kaluar në Nju Jork:

Festivali i 31-të Shqiptar në Nju Jork

Më 11 Nëntor 2023 u zhvillua Festivali i 31-të Shqiptar, i organizuar nga Qendra Kulturore Nënë Tereza e Kishës Zoja e Shkodrës, në Hartsdale, NY.

Këtë vit, festivali iu dedikua 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Festivali Shqiptar u zhvillua në qendrën e arteve të Universitetit të shtetit të New Yorkut, ne qytezën Purchase, New York. Ne prezencën e rreth 1500 spektatorëve që kishin mbushur sallën plot, u këndua dhe u vallëzua shqip. Mbi 600 përformues të organizuar në grupe valletarësh nga disa shtete të SHBA dhe Kanadasë.  Morën pjesë dhe grupe e artistë nga Shqipëria e viset etnike. 

Një ngjarje kulturore e jashtëzakonshme që ka krijuar një traditë të shkëlqyer në ruajtjen e kulturës shqiptare dhe identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Amerikës.  Organizimin dinjitoz i këtij festivali, tashmë tradicional, u bë nën kujdesin e vecantë nga Dom Pjetër Popaj, drejtorit të programit, Orsin Turmalaj dhe Këshillit të Kishës Zoja e Shkodrës.  Natyrisht, për këtë punë kolosale, vlerësimet e mëdha shkojnë drejt prindërve të famulliseë sonë që e mbështsin këtë festival madhështorë.

Festivali i parë shqiptar është organizuar plot 31 vite më parë nga Kisha Zoja e Shkodrës në ambientet e Lehman College ne Bronx, New York, e udhëhequr nga Dom Rrok Mirdita dhe drejtimin e parë të këtij festivali nga Tonin Mirakaj. Trashëgimia e këtij festivali ndër breza ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në pasurimin kulturor të mërgatës dhe mbajtjen gjallë të traditës shekullore kombëtare shqiptare.

Përgatitur nga Dr. Pashko R. Camaj

24 nëntor 2023, 11:48