Kërko

Meshë në Kishën shqiptarëve në Nju Jork për Festën e Flamurit dhe Pavarsisë

Më 28 Nandor, në Kishën Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres" në Hartsdale, në Nju Jork, u kremtua festa Kombëtare e Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë me kremtimin e një "Meshe Përkujtimore" për të gjithë dëshmorët e kombit të çdo kohe, udhëhequr nga Dom Pjetër Popaj. Mbas Meshës,u ngrit falamuri në kumbonarën e Kishës shoqerue me këngë dhe brohoritje të pjesëmarrësve të shumtë.

R.SH. / Vatikan

Më 28 Nandor, në Kishën Katolike tëshqiptarëve "Zoja e Shkodres" në Hartsdale, në Nju Jork, u kremtua festa Kombëtare e Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë me kremtimin e një "Meshe Përkujtimore" solemne për të gjithë dëshmorët e kombit të çdo kohë, udhëhequr nga Dom Pjetër Popaj. duke vazhduar traditën e bukur e domethënëse kombëtare në Amerikë. Mbas Meshës,u ngrit falamuri në kumbonarën e Kishës shoqërue me këngë dhe brohoritje të pjesëmarrësve të shumtë.

Këngët dhe vallet vazhduan në pastaj Qendrën kulturore Nënë Tereza. Aty u mbajt një fjalim historik nga Profesor Gjon Frani Ivezaj, i cili u prit me shumë kënaqësi dhe u duartrokit nxehtësisht. Profesor Ivezaj është historian/shkrimtar, icili deri tani ka shkrue e botue 9 libra me shumë vlerë historike.  Kështu njofton Tonin Mirakaj nga Nju Jorku. Në vazhdim fjalimi tij. 

Festa e Flamurit dhe Pavarsisë së Shqipërisë na mblodhi sërisht në Kishën “Zoja e Shkodres” në New York

Prof. Gjon Frani Ivezaj

Kanë kaluar më shumë se një gjysëm shekulli nga dita e themelimit të Kishës katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, e cila ka po kaq jetë aktive me veprimtari patriotike e humane me shqiptarët e për shqiptarët.

I tillë ështe edhe aktivitetiti tradicional kushtuar Festës së Flamurit dhe Pavarsisë së Shqipërisë me datën 28 nëntor 2023, i organizuar nga Këshilli i Kishës, në mesin e të cilëve pata nderin dhe privilegjin të shpreh edhe opinionin tim si dhe të bëj urimet e rastit, jo vetëm për të pranishmit këtu, por edhe për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, pasi sikurse dihet aktiviteti  dhe jehona e tij shperndahet në të gjitha mediat lokale dhe ato shtetërore.

Zonja dhe zotërinj të nderuar !

Të nderuar klerik dhe fort i Përdershmi Dom Pjetër Popaj!

Të nderuar antarë të Kryesisë së Këshillit të Kishës dhe drejtues të Qendrës Kulturore “Nënë Tereza”!

 Të nderuar pjesëmarrës dhe të ftuar, motra dhe vllazër!

 Ju përshëndes e njëkohsisht ju uroj nga   zemra gëzuar këtë ditë të shënuar të kombit shqiptar.

Jemi mbledhur së bashku, për të përkujtuar Festën e Flamurit dhe Pavarsisë së Shqipërisë, e cila na identifikon si popull me qëndresë të lartë dhe besnik ndaj idealeve të shenjta të lirisë.

Me vetëdijen tonë, jemi krenar që i përkasim këtij populli, prej të cilit fatosat e lirisë ndër shekuj nuk kursyen as gjakun e tyre, për këtë flamur si simbol kombëtar dhe për ato troje tona të shtrenjta në vendlindje.

Po kështu, në këtë datë të shënuar historike, përkujtojmë kryeheroin tonë kombëtar Gjergj Gjon Kastriotin, kur më 28 nëndor të vitit 1443,  ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi dhe tokën e Arbërit Flamurin me Shqiponjën e zezë dykrenare në Kalanë historike të Krujës, ku valoi plot 25 vjet.

Kryetrimi ynë Gjergji, deri sa kaloi në amshim luftoi me atë Flamur në dorë dhe kurrë nuk pësoi humbje për 25 vjet me radhë përballë Perandorisë më mizore otomane të kohës.

Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet. Kujtojmë, se nën hijën e këtij Flamurit të kuq e zi Kryeheroi ynë kombëtar udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë asokohe.

Pas vdekjes së Tij (më 1468), pushtuesit islam otomanë depërtuan në të gjitha trojet arbërore dhe e ndaluan me dhunë valimin dhe përdorimin e flamurit, simbolit të identitetit etnik të popullit tonë.U deshtën edhe 543 vite pritje e vuajtje, tmerr e robëri nën atë pushtues, si dhe shumë ekzode e zbrazie masive të trojeve të Arbërit.

Që prej asaj kohe trojet tona të lashta iliro-arbnore, asnjëherë nuk e humbën identitetin e tyre, por qenduran dhe luftuan heroisht me shekuj për mbrojtjën e trojeve shqiptare, prej armiqve tanë shumë shekullore, si: turqve, serbëve, grekëve, bullgarëve, malazezve, ku fatosat e lirisë së Malësise së Malle, më 6 Prill të vitit 1911, në istikamin e Deçiqit me  në krye heroin tonë kombëtar Ded Gjon Lulin, shpalosi nga gjoksi flamurin kuq e zi, dhe e ngriti për të dytën herë Flamurin e Lirisë, po atë flamur që ngritën mbi re trimat e Arbërisë me Skënderbeun, duke çarë qiellin gri të terrinave turke e më vonë ato serbo – malazeze, që si hije e zezë e kishte mbuluar tokën arbnore.

Po sot më 28 nëntor 2023, përkujtojmë këtë datë të shënuar,  të Pavarsisë së Shqipërisë të vitit 1912. Sot u mbushën plot 111 vite nga ajo ditë e shënuar, ku patriotët më të mëdhenj të kohës e lëvizjes mbarëkombëtare shqiptare me në krye Ismail Qemalin, ndonëse me shumë vonesë morën në dorë fatet e komëbit, duke shpallur mëvetësinë nga sundimi turk dhe Pavarsinë e plotë të Shqipërisë.

Kjo ditë është dhe do të mbetet simbol i bashkimit dhe formimit të nje shteti shqiptar, nji ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne Shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë , edhe pse të coptuar në shumë vende por përsëri kemi një vend të krijuar, ku mund të jetojnë shqiptarët të lirë por jo të bashkuar.

28 Nëntori 1912, është njëra ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishme të Rilindjes sonë Kombëtare në të gjithë historinë tone , dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme së popullit shqiptar në Gadishullin Ilirik .

Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë, e cila nuk falet, e as nuk dhurohet, por fitohet me shumë përpjekje, gjak  sa gjak është derdh dhe vuajtje brezash, sa breza kanë vuajtur për këtë ditë!?

Me 4 dhietor 1912 kuvendi i Vlorës zgjedhi përbërjen e plotë të Qeverisë, ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat Shqiptare. Menjëherë Asambleja e Vlorës, formoi Gjeverinë e pare të Shqipërisë së pavarun.Të ndrejtuar nga Ismail Qemali kryetar, Nënkryetar, Dom Nikollë Kaçorri edhe ministër i Punëve të Brendeshme, kurse ministër i Arsimit  Luigj Gurakuqi etj.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe përcaktimi i kufijve të Shqiperise , u bë mbas konferencës së Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës ishte shpallja e principatës Shqiptare sovrane nga   perandoria Osmane, nën mbikqyrjen e komisionit ndërkombëtar të kontrollit dhe lënia e gjysmës së teritorëve të shtetit të rij  jashtë kufijve të tij administrativ .

Qysh nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, ngjarjet janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, ku në fillim të shekullit XX, vëmendja e Rilindjes shqiptarëve zhvendoset në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare me Kongresin e Manastirit dhe hapjen e shkollës Normale të Elbasanit.

Gjatë kohës së shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor1912, Ismail Qemali u bëri thirrje të gjithe pèrfaqësuesve të shtetëve Ballkanike ,u dergonte mesazha të qarta edhe tek diplomacia ndërkombëtare  se shqiptarët po beheshin gati që të shpallnin pavarsinë e shtetit sovran shqipëtar.

Ismail Qemali, i cili, kur po e ngrinte Flamurin e qëndisur nga Marigona, në fjalën e tij solemne, ndër të tjera ka thënë: “Fqinjtë tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë, ndaj, sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran”.

 Pavarësia e Shqipërisë, solli mjaft risi. Ajo solli së pari krijimin e një shteti të pavarur, një shteti që sot njihet si vend i shqiponjave, si vend i burrave krenar dhe punëtor.

Sot Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë në Mal te zi, dhe diasporë.

Zoti e bekoftë Ditën tonë të Shenjtë, 28 Nëntorin!

Një ditë e tillë e madhe, gjithmonë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë. Na bën të mos i harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë, e të cilën pjesa më e madhe e kombit e gëzon sot dhe na obligon të punojmë shumë që kjo liri të shtrihet në çdo skaj të atdheut tonë. Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre dhe gjakun e ilirëve jetik.

Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të grimcuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull, kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjitha tokat shqiptare jashtë kufijve të saj administrativë!

Zoti i bekoftë të gjitha qeniet arbërore!

Së fundit duke ju pershendetur të githeve ju, që keni ardhur në këtë fest të madhe  kombëtare të perkujtimit  të 28 nandori pavarsisë të Shqiperisë.

 Fjale të ngrohta zëmre, po i perciellim edhe meshtarit të shquar, udhëheqesit tonë shpirtëror dhe atdhetar . Të Perndershmin Dom Pjetër Popaj për kontributin e madh, që  po jep çdo ditë për të mirën e komunitetit tonë.

 

 

Eshtë merite e klerikut të shquar të komunitetit tonë Dom Pjetër Popaj, i cili na bashkon në një familie të madhe të gjithë shqiptarët, duke nxitur ruajtjen e fesë se të parève tanë të krishtere, kulturen amtare, gjuhës e bukur shqipe, zakoneve dhe traditave të bukura shqiptare.

 

Kjo kishe sot është kthyer në një vater të madhe, dhe të ngrohtë të ushqimit shpirtëror fetar dhe kombëtar, duke organizuer shoqata organizata kulturore artistike ,supoziume duke kremtuar të gjitha festat fetare e ato kombetëre , duke ruajtur si gjithmonë frymën e humanizmit, duke mbledhur gjithnë ndihma për vendlindjen, dhe njerëzit në nevoj pa dallim feje dhe krahine. 

 

 Në udheheqjen e Dom Pjetër Popaj, këtu janë pritur dhe përcjelle personalitetet më  të shquara të trojeve etnike shiptare, që kanë vizituar Kishën tonë. Eshtë merite e madhe të klerikut tonë, Dom Pjetër Popaj, me kontributin e tijna gjithëmonë i  pa lodhshëm, e me idealet e tijna më  të paster komtare dhe fetare, ku është dhe mbeti  kleriku ma i madhi i kohës, ,personaliteti me i shqueri, e figura me e shtrejtë, e të gjithë shqiptarve, në shtetet e bashkuera të Amerikes.

 

 

Se fundit u përshendes Urime dhe Gezime ditën e Flamurit dhe pamvarësin e Shqiprisë!

 

30 nëntor 2023, 21:03