Kërko

Izraeli: të evakuohet Gaza. OKB-ja: “pasoja shkatërrimtare”

Gjatë natës, forcat izraelite goditën "750 objektiva ushtarake, përfshirë tunele nëntokësore", informojnë Forcat Ajrore izraelite. Hamasi merr përsipër hedhjen e së paku 150 raketave në Ashkelon, në Izraelin jugor. Sipas organizatës palestineze, gjatë sulmeve izraelite janë vrarë trembëdhjetë pengje

R.SH. - Vatikan

Në ditën e shtatë të luftës izraelito-palestineze, civilët u urdhëruan nga Tel Avivi të largohen nga qyteti i  Gazës dhe të shkojnë në jug të Wadi Gazës brenda 24 orëve. Mijëra u nisën, edhe në këmbë, drejt jugut. Nga ana e saj, OKB-ja kërkon revokimin e urdhrit, i cili ka rrezik të shkaktojë "pasoja shkatërrimtare humanitare". Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nënvizon se është e pamundur të evakuohen pacientët nga spitalet e Gazëa veriore. Hamasi flet për 'propagandë' dhe u bën thirrje njerëzve të mos braktisin shtëpitë.

Gjatë natës, forcat izraelite goditën "750 objektiva ushtarake, përfshirë tunele nëntokësore", informojnë Forcat Ajrore izraelite. Hamasi merr përsipër hedhjen e së paku 150 raketave në Ashkelon, në Izraelin jugor. Sipas organizatës palestineze, gjatë sulmeve izraelite janë vrarë trembëdhjetë pengje. Nga Turqia mbërrijnë ndihma humanitare për Gazën.

13 tetor 2023, 16:44