Kërko

PALESTINIAN-ISRAEL-GAZA-CONFLICT PALESTINIAN-ISRAEL-GAZA-CONFLICT

Izraeli shpall "rrethimin e plotë" të Gazës, 800 njerëz të vrarë nga Hamasi

Ministri izraelit i Mbrojtjes urdhëroi izolimin e Rripit pas sulmeve terroriste të së shtunës së kaluar. Më shumë se 500 objektiva u goditën këtë natë, me mbi njëqind mijë të zhvendosur. Qindra viktima civilesh në mesin e dy palëve. Numri i të vdekurve në Gaza rritet ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë

R.SH. – Vatikan

"Pa energji elektrike, pa ujë, pa gaz. Pa ushqim, pa benzinë. Gjithçka është bllokuar. Ne po luftojmë kafshët njerëzore dhe do të sillemi në përputhje me rrethanat”. Kështu ministri izraelit i mbrojtjes Yoab Gallant shpalli urdhrin për të vazhduar me "rrethimin e plotë" të Rripit të Gazës, në përgjigje të sulmeve të Hamasë kundër Izraelit të shtunën e kaluar.

Me kalimin e orëve, ende nuk dihet përmasat e masakrës, por duket qartë se bëhet fjalë për një katastrofë me përmasa biblike. Numri i viktimave mund të arrijë në një mijë, shumica prej tyre civilë. Familje të tëra, gjyshër, prindër, fëmijë të vegjël janë ekzekutuar me gjakftohtësi nga militantët palestinezë të HAMAS-it dhe XHIHADIT ISLAMIK, ndërsa Izraeli vazhdon të godasë objektivat në Gaza pas sulmit të së shtunës.

500 objektiva u goditën gjatë natës

Ndërsa Tel Avivi përgatit ofensivën tokësore, ministri i Energjisë Katz shpall vendimet e reja për Rripin e Gazës. Sulmet ajrore vazhdojnë. Numri i të vdekurve rritet: 800 izraelitë dhe 560 palestinezë të vdekur. Borrell njofton për një takim të ministrave të jashtëm të BE-së nga Omani, ku po zhvillohet Këshilli i Bashkëpunimit BE-Gjerik. BE-ja pezullon fondet për palestinezët. Irani dhe Hezbollahu mohojnë përfshirjen në sulm.

Pas operacioneve të mbrëmshme, në të cilat ushtria izraelite goditi të paktën 500 objektiva në Rripin e Gazës, aktualisht po kryhen sulme në shkallë të gjerë në disa qendra strategjike që i atribuohen Hamasit, ndërsa nga Gaza vazhdojnë të lëshohen raketat drejt territorit izraelit. Në 48 orët e fundit arritën 300 mijë rezervistë.

Me qindra civilë ndër të vdekurit

Nga një popullsi prej 2.3 milionë banorësh, 123 mijë janë të zhvendosur, sipas zyrës humanitare të Kombeve të Bashkuara. Pothuajse 550 të vdekur dhe 2300 të plagosur Ndërkohë, numri i viktimave izraelite të vrarë nga Hamasi të shtunën u rrit në 800, duke përfshirë 260 të rinj të mbledhur për një festë të madhe, 750 të zhdukur, 130 pengje. Sirenat e alarmit ranë edhe në veri të vendit në kufirin me Libanin, ku qeveria e Bejrutit pohoi se kishte garanci se Hezbollahu nuk do të ndërhynte.

09 tetor 2023, 15:49