Kërko

Ukrainë: Impagliazzo, Scholz i interesuar për mesazhin e Papës

“Unë e kuptova që kancelari Scholz është shumë i interesuar, ashtu si edhe presidenti Steinmeier, për të mësuar se cila është forca e mesazhit të Papës Françeskut në këtë moment”. Kështu tha për agjencitë e lajmeve Presidenti i Komunitetit të Shën Eghidit, Marco Impagliazzo, gjatë takimit ndërkombëtar "Guximi i paqes" organizuar këtyre ditëve nga Bashkësia e Shën Egiidit në Berlin. Kancelari gjerman Olaf Scholz foli sot dhe më pas pati një takim të shkurtër me kardinalin Matteo Maria Zuppi

R.SH. / Vatikan

“Unë e kuptova që kancelari Scholz është shumë i interesuar, ashtu si edhe presidenti Steinmeier, për të mësuar se cila është forca e mesazhit të Papës Françeskut në këtë moment”. Kështu tha për agjencitë e lajmeve Presidenti i Komunitetit të Shën Eghidit, Marco Impagliazzo, gjatë takimit ndërkombëtar "Guximi i paqes" organizuar këtyre ditëve nga Bashkësia e Shën Egiidit në Berlin. Kancelari gjerman Olaf Scholz foli sot dhe më pas pati një takim të shkurtër me kardinalin Matteo Maria Zuppi, president i Konferencës Episkopale Italiane, të cilin e pret misioni i paqes në Kinë. Në fjalimin e tij, Scholz citoi Papën Françeskun, duke bashkëndarë fjalët se për të ndërtuar paqen kemi nevojë për "durimin e një artizani".

Pas asamblesë inauguruese, punimet e këtij takimi vazhduan me 20 panele të ndryshme deri sot pasdite, kur mbahet manifestimi përfundimtar te Porta e Brandenburgut,. Këtu ku do të lexohet mesazhi i Papës Françeskut dhe do të shpallet Apeli për Paqe.

Pjesëmarrës shumë personalitete nga vende të ndryshme evropiane – sidomos shumë të rinj - dhe mijëra të tjerë nga të gjitha kontinentet kanë ndjekur online punimet e këtij takimi në Berlin. Ndër temat e konfrontimit ndërmjet liderëve fetarë e politikë, burrave e grave të mendimit laik, janë lufta në Ukrainë, lufta kundër armëve bërthamore, migrimi, muret që duhen shembur, ndryshimet klimatike, të drejtat e fëmijëve, emergjencat humanitare, burgu, lutja, martirët, inteligjenca artificiale etj.

 

12 shtator 2023, 14:02